Qysh Me Kendu Karaoke Online?

Karaoke Party është një faqe interneti në të cilën ju mund të
luani lojën e Karaoke pa dashur të instaloni diçka në kompjuterin
tuaj.

E vetmja gjë që ju duhet është një mikrofon edhe të keni Flash
të instaluar, kështu që mund të nisni të luani. Ju duhet te
rregjistroheni aty edhe të krijoni një profil tuajin. Duke krijuar
profilin ju mund të ruani kënget e këndruara edhe ti vendosni për
votim nga të tjerët.

Shumëllojshmëria e këngëve është e madhe edhe sa vijnë e
shtohen këngë të reja. Gjithashtu kënget i keni në dy formate.
Në njëformat të thjeshtë e në një më të vështirë.

Të luash është fare e thjeshtë. Mjafton të kërkosh një këngë
në bazë të këngëtarit edhe ti japësh Play. Më pas do të nis
kënga e teksti do të shfaqet në ekran. Ju duhet të ndiqni vetëm
ndihmat që jepen aty edhe njëkohësisht do të vlerësoheni për
saktësinë e të kënduarit.

Karaoke Party është disponibël në disa gjuhë të huaja ku midis
tyre mund të përmendim: Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht,
Portugalisht, Gjermanisht, Italisht, Japonisht, Turqisht etj.

Unë personalisht ju ftoj ta vizitoni këtë faqe sepse dita ditës po
rritet edhe është diçka që në shoqëri të bën të argëtohesh
goxha.

http://www.karaokeparty.com

//Falenderojme Zgjim B. per kontributin ne kete teme

 

 

  • fitim

    du me ba ni keng

Qysh me bo punim me ngjyra?

Qysh me festu ditën e numrit Pi (π)?