Qysh Me ju Shpjegu Divorcin Femijeve?

Familja eshte gjithmone ne qender te vemendjes se jetes se perditshme te individit.

Gjate femijerise, eshte model ne boten e jashtme dhe i ndihmon femijet se si te sillen me te tjeret per te qene me pas te gatshem per tu perballur me jeten shoqerore kur ata rriten.

Megjtihate nuk ekziston nje model ideal i familjes, ne rrjedhen e historise dhe gjithashtu sipas kultures se vendit ku jetoni struktura e familjes ka njohur shume aspekte.

Ne te kaluaren kane ekzistuar shume familje te medha te cilat kane jetuar sebashku, ndersa sot ka nje numer ne rritje te familjeve vetem me nje prind.

Pavaresisht nga struktura e familjes, ne rast ndarjeje ose divorci te prinderve, ekuilibri prishet dhe termeti emocional emocional qe u shkatohet femijeve eshte i jashtazakonshem.

Te rriturit duhet te jene pergjegjes ne perballjet me femijet e tyre dhe te ndjekin disa udhezime te thjeshta duke u perpjekur per te bere sa me pak traumatike eksperiencen qe jane duke kaluar.

Qysh me komuniku ndarjen?

Gjeja e pare kryesore per tu marre parasysh duhet te jete sinqeriteti. Genjeshtrat dhe “te pathenat”, mund te shkatojne me shume deme se nje bisede me zemer te hapur.

Edhe nese mendoni se femijet tuaj nuk jane ne gjendje tj’u kuptojne, ju duhet te perpiqeni t’i shpjegoni atyre gjendjen dhe mbi te gjitha t’i siguroni ata per gjithcka.

Gjeja me e mire eshte te bisedoni te gjithe sebashku ne menyre qe mund ti pergjigjeni gjithe pyetjeve te tyre.

Femijet, pothuajse nuk duan kurre ndarjen e prinderve, vetem ne rastet kur situata familjare eshte bere e padurueshme (zenkat e shpeshta apo edhe situatat e renda te keqtrajtimit), mund ta perjetoje divorcin ne nje fakt pozitiv.

Tek femijet frika me e madhe eshte ajo e braktisjes, eshte nje frike e fshehur qe e mbajme brenda nesh edhe si te rritur edhe pse ne nje mase me te vogel.

Prindi i cili largohet nga shtepia, duhet te flasi me gjate me femijet duke i shpjeguar atyre qe, edhe pse nuk do te jetojme me me ata, prania e tij dhe interesi per jeten e tyre nuk do te ndryshoje.

Ne kete faze te pare, eshte mire qe te mbahen jashte kesaj ceshtje, gjysherit ose miqte dhe te afermit e tjere, tek te cilet femijet mund te shkojne per te marre me shume pergjigjie .

Duhet te jene prinderit te vetmit me te cilet femijet mund dhe duhet te flasin per ate qe po ndodh, eshte nje detyrim i mamit dhe i babit te perpiqen te lene menjane mosmarrveshjet personale per mireqenien e femijeve.

  • Koha

Gjeja me e rendesishme eshte te mos bejme gjithcka shpejt. Femijet kane nevoje per kohe qe te mesohen me nje ndryshim, duhen shoqeruar permes saj dhe te mos hidhen  brenda ne vorbullen e ngjarjeve.

Komunikimi i ndarjes duhet te behet perpara se gjerat te behen definitive, zakonisht rreth nje muaj para nisjes se nje prindi i cili do te gjeje nje vend te ri.

  • Mos shfrytezoni kurre femijet

Ne rast te nje ndarje te veshtire dhe inati, duhet shume me teper vemendje. Prinderit shpesh kane tendence, nganjehere te pandergjegjshme, te perdorin femijet si mjete per te goditur partnerin.

Rreziqet jane te larta, nje femije i detyruar te shohe nga njera ane nje prind qe kundershton ndarjen dhe nga ana tjeter ekzekutorin e situates, gjendet ne mes dhe nuk di se nga cila ane te rri. Jane prinderit ata qe duhet t’ja shpjegojne femijeve se nuk duhet te mbajne anen e askujt, po ata jane dhe do te mbeten femijet e te dyve.

Nje femije i detyruar te mbaje anen, gjendet nen nje sters te paimagjinueshem, qe mund ta coje ne ankth, kriza paniku apo probleme te shumta psikologjike qe me pas mund ta ndjekin pergjithmone ne jeten e tij.

Te pakten para tyre, perpiquni te mos urreni njeri –tjerin, por qe jeni gati per nje mardhenie civile per te gjitha vitet qe do te vijne.

 

Qysh me pasuru edukimin e Fëmiut?

Qysh me pergatit Fëmiun për ditën e parë në Shkollë apo Çerdhe?