Qysh Me Ju Mesu Femijeve Rregullat Bazike te Sigurise Gjate Ecjes?

Fëmijët nuk e kanë aftësinë e njejtë sikurse ne që të gjykojnë distancën, shpejtësinë, dhe zhurmën e trafikut apo veturave sikurse adoleshentët apo të rriturit. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme të siguroheni se fëmijët dinë gjërat bazike mbi sigurinë rrugore, kur të ecin rrugëve të qytetit pa shoqërinë tuaj.

Shpjegoni dhe mësoni fëmijut tuaj gjërat bazike. Gjatë ecjes mund të ja mësoni rregullat bazike fëmijëve, në mënyrë që të mund të ndihen më të lirë e të e shfrytëzojnë sa më mirë rrugën, dhe që të mos çuditen kur të shohin ndonjë rregull që nuk e kanë dëgjuar më parë.

Tregoni se gjithmonë duhet të ndalen para se të kalojnë nëpërmes rrugës. Sa herë të ndalen, mësoni se duhet të shikojnë anash dhe të dëgjojnë për veturat që nuk mund të i shohin.

Fëmijët duhet të kenë kontakt të drejtëpërdrejtë me sytë e shoferit. Kështu ata do të sigurohen se shoferi e ka vërejtur prezencën e tij/saj.

Kërkoni nga fëmijët tuaj që të mësojnë të gjitha shenjat/sinjalet e trafikut. Mësojani kuptimin e shenjave kur të ecni me ta. Sa më herët që ta mësojnë, aq më mirë për ta në të ardhmen.

Sigurohuni
që fëmijët tuaj të dinë se asesi nuk duhet të tentojnë ta kalojnë rrugën kur janë ndërmjet dy automjeteve të parkuara. Tregoni se nuk duhet ta bëjnë kurr këtë për shkak se nga ajo pozitë nuk mund të dinë se çfarë po ndodh në anën tjetër të rrugës, andaj shumë lehtë mund të pësojnë.

Mos i shkelni rregullat para tyre. Fëmijët i shohin shpesh të rriturit duke i thyer rregullat, që fatkeqsisht ndodh, andaj mendojnë se është në rregull nëse edhe ata bëjnë të njejtën. Mundoni që të shmangni edhe ju sa më shumë një gjë të tillë, kjo do të ketë ndikim shumë pozitiv.

Qysh me pasuru edukimin e Fëmiut?

Qysh me pergatit Fëmiun për ditën e parë në Shkollë apo Çerdhe?