Qysh Me Jailbreak iPhone me Firmware 4.3.3?

iOS Jailbreaking, ose vetem jailbreak, eshte heqja e kufizimeve te imponuara nga Apple ne paisjet e tyre qe shfrytezojne sistemin operativ iOS. Pasi qe paisja te behet jailbreak, mundeson perdorimin e aplikacioneve te dores se trete, siq jane Cydia, Installous, etj.

Me poshte eshte udhezimi se qysh me jailbreak iOS 4.3.3. Ndersa krejt ne fund jane vegzat nga ku mund t’i shkarkoni fajllat qe nevojiten per te jailbreak paisjen tuaj.

Hapi 1: Shkarkojeni iOS 4.3.3 per verzionin e paisjes suaj (p.sh. iPhone 3GS, iPhone 4, iPod Touch, iPad, etj)

Hapi 2: Perditesojeni (update) ose rivendoseni (restore) paisjen tuaj ne iOS 4.3.3 firmware duke perdorur IPSW fajllin qe e keni shkarkuar perms iTunes.

Hapi 3: Hapeni Redsn0w dhe ne te futeni firmwarein zyrtar te iOS 4.3.3.

Hapi 4: Tani zgjidheni “Install Cydia” dhe klikoni “Next”. Opcionet mund t’i zgjedhni sipas deshires suaj.

Hapi 5: Tani sigurohuni qe paisja juaj eshte e FIKUR dhe njekohesisht e KYÇUR ne kompjuter para se te klikoni “Next”.

Ne kete faze juve do t’ju dal nje dritare e cila do t’ju udhezoj se si ta vendosni paisjen tuaj ne DFU mode. Njekohesisht mbajeni shtypur butonin “Power (butoni ne pjesen e siperme te paisjes)” dhe butonin “Home” qe eshte butoni ne qender poshte ne paisje. Keta dy butona i mbani shtypur per 10 sekonda, dhe pastaj e leshoni butonin “Power” dhe e mbani te shtypur pa nderpre butonin “Home” edhe per 20 sekonda tjere.

Hapi 6: Tani zbrapsuni dhe shikoni perderisa Redsn0w e kryen punen vet per ju. Kur te perfunodj, iPhone-i juaj, iPad-i, ose iPod Touch do te ristartohet automatikisht dhe do te kuptoni se eshte bere jailbreak perfundimisht ne firmware-in iOS 4.3.3.

 

Download iOS 4.3.3 per iPhone 4, 3GS, iPad, iPod touch
Download Redsn0w 0.9.6rc15 per Windows
Download Redsn0w 0.9.6rc15 per Mac
Download iTunes 10.2.2 per Windows ose Mac