Qysh Me Integru Google+ në WordPress?

Temë e nxehtë e këtij muaji ka qenë padyshim, Google+. Nëse rrjeti i ri social do të jetë vrasësi i Facebook mbetet të shihet, por një gjë është e sigurtë: Ky është një rrjet social që nuk mund ta injoroni.

Google ka sjellur shumë gjëra të mira për blogerët deri më tani, duke zgjeruar identitetin e tyre online. Në këtë postim do të ju tregojmë disa mënyra të integrimit të Google+ në faqen tuaj me WordPress. Shfaqni informacionin e profilit tuaj në Google+.

Faqja WidgetsPlus.com ofron krijimin e widget-eve për profilin tuaj
në Google+, e gjitha që ju duhet të bëni është të futeni ne
këtë faqe dhe të klikoni “Get Widget”, pastaj të shkruani ID e
profilit tuaj në Google+ dhe të rregulloni opsionet tjera që
ofrohen aty.

Faqja jo-zyrtare e ndjekjes se përdoruesve, SocialStatistics.com
gjithashtu ofron një widget për përdoruesit e Google+. Thjesht
shtoni profilin tuaj në databazën e tyre dhe grabitni kodin e widgetit.

Shtoni butonin +1

Nëse ju nuk jeni duke e përdorur butonin +1 të Google, atëherë ne do ju hargjojmë një minutë kohë për të ju treguar sesi ta
vendosni atë në faqen tuaj me WordPress. Shtimi i butoni +1 në faqen tuaj mënyrë e mirë për ruajtur dhe promovuar artikujt e faqes. Integrimi i butonit +1 merr vetëm disa minuta dhe punon në çdo profil të Google. Sido që të jetë, kjo është një mënyrë tjetër e madhe për ndarje dhe promovim.

Ju mund të mësoni më shumë rreth butonit +1 në faqen zyrtare të Google +1 Button.

Për ta shtuar në faqen tuaj me WordPress, ju mund të përdorni kodet zyrtare të butonit +1 të gjeneruara nga Google apo mund të shikoni një mori shtojcash të butonit +1 për WordPress.

Përdorni pamje të WordPress-it të frymëzuara nga Google+ A do të donit që faqja juaj me WordPress të duket si rrjeti social, Google+ me paraqitje të pastër, intuitive dhe ndërfaqe modeste? Tashmë ka disa faqe që përdorin këto pamje të Google+.

WP Plus

Pamja WP Plus ka gjerësi fikse, 3 kolona të inspiruara nga Google+, mbështet edhe përmbajtjen custom menu, stil për artikujt ngjitës, kode valide XHTML/CSS, hapje të shpejtë dhe optimatizim në SEO. WP Plus e bën faqen tuaj të duket si Google+ brenda pak minutash.

PlusOne
Ngjashëm me WP Plus, PlusOne është një tjetër pamje me 3 kolona, me gjerësi fikse dhe mbështet custom menu. Eshtë një temë (ang.theme) e mirë-projektuar dhe e bën faqen tuaj të duket si Google+.

Reflex+

 

Tema, Reflex+ ka të gjitha karakteristikat e përmendura në dy temat
e mësipërme, por kjo gjithashtu sjell edhe jQuery dhe AJAX dhe
përfshin edhe disa shtojca tjera si “read more”, navigim postimi,
duke e ndihmuar atë të bëhet më fluide.

Dëshironi më shumë?
Google+ është një shërbim relativisht i ri dhe i bllokuar për
përdoruesit nën 18 vjeç, poashtu mund të regjistroheni vetëm
nëse dikush ju dërgon ftesë. Nuk ka dyshim që ky rrjet social do
të vazhdoj të rritet dhe do të ketë më shumë opsione për
botuesit. Tani për tani nuk ka opsione për zhvilluesit, por nëse ju
jeni zhvillues i interesuar për krijim të shtojcave në Google+,
mund ta bëni duke kontaktuar Google-n.

Nëse ju dëshironi të fitoni qasje zyrtare në Google+ API, do të
ju duhet të nënshkruani një regjistrim me Google për t’u
regjistruar në Google+ me një llogari zhvilluesi. Për fat të keq,
API ende nuk është publik.

Zhvilluesi, Jason Striegel ka vënë një koleksion të shërbimeve
PHP në servisin e Google+ për një shërbim në nivel lokal-hostimi.
Ju mund të shikoni kodet e tij në GitHub.

Burimi:
http://www.kosovabyte.net/mesime/integroni-google-ne-wordpress/

Qysh me i krahasu dokumentet e bashkangjitura në email?

Qysh me dëgju radio shqip në telefon?