Qysh Me Instalu Zeri ne Telefon?

Instalimi i Zëri Mobile për iPhone

Klikoni në ikonën App Store. Në opsionin “Search” shkruani Zëri. Kur të hapet faqja me aplikacionin e Zëri, kliko së pari në kutinë “Free”, pastaj

“Install”. Përcilli udhëzimet dhe instaloje aplikacionin.

Instalimi i Zëri aplikacionit për Android

Që ta instaloni aplikacionin Zëri Mobile në telefonat tuaj me sistemin operativ Android, klikoni në ikonën Android Market. Pasi të hapni këtë aplikacion kërkojeni me “search” Zëri, pastaj klikoni në Install për instalimin e aplikacionit.

Në mënyrë alternative, nëse keni të instaluar Barcode Reader, lexojeni përmes tij kodin e shtypur në gazetë dhe ai direkt do t’ju dërgojë për instalim në aplikacionin Zëri Mobile në Android Market.

Instalimi i Zëri Mobil në telefonat Nokia

Nëse telefoni juaj Nokia posedon versionin e fundit të sistemit operativ Symbian, atëherë sapo të navigoni përmes shfletuesit të internetit në faqen www.zëri.info, ju paraqitet mundësia për ta instaluar direkt aplikacionin Zëri Mobil në telefonat Nokia dhe të prodhuesve të tjerë me Symbian.

Burimi: http://www.zeri.info/kategoria/31

Qysh me kriju restore në iPhone?