Qysh Me Instalu Windows 7 ne MAC?

Si të instaloni Windows 7 në kompjuterin tuaj Apple MAC.
Metoda në vijim funksionon për të gjitha paisjet Apple si:
Macintosh,
Macbook,
Macbook Pro,
Macbook Air,
Të cilat janë të prodhuara me processor të Intel-it.
Ja se si:
Fillimisht ju duhen disa gjëra te cilat do ti cekim në vijim.
Nëse jeni përdorues i MACINTOSH me processor te Intel-it, atëher juve do ti’u nevoiten këto paisje:
USB Tastierë( vetëm nëse keni Macintosh)
USB Mause ( vetëm nëse keni Macintosh)
Diskun per instalimin e MAC-ut, e cila do ti’u bashkangjitet kompiuterit tuaj kur e blini.
Një DVD të Windows 7. ( Nëse nuk e keni atëher ose kërkoni për të në internet, ose blijeni në CD shop).
Pasi që të jeni të kompletuar me gjitha pikat e larpërmendura ju mundë ti’a filloni punës.
Un do ti’u tregoj se si bëhet hap pas hapi edhe me demonstrim të fotografive…
1 .Sapo të startoj MAC-u juaj klikoni në “ Finder”

2. dhe pastaj në “Applications”

3.Pastaj “ Utilites “

4.dhe kërkoni për “ Bootcamp Assistant “

5.Pasi te hapet aplikacioni “ Bootcamp Assistant” klikoni në ” Continiue “

6.Pastaj klikoni ne “ Create or remove a Windows Partition” dhe “ Continiue”

7.Klikoni ne “ Restore “

8.Dhe pastaj shtypeni fjalkalimin tuaj ( nëse keni, nëse jo atëher vetem “ Ok “) dhe pastaj klikoni “ Ok “

Dhe pasi që të mbaroj puna, do të hapet një dritare si në vijim:

Kjo paralajmëron se hapsira që ka përdorur sistemi operativ i MAC-ut tani është larguar dhe lajmëron se hard disku juaj është i gatshëm për të ndarë një pjesë për Windows 7.
Tash është koha që të klikoni “ Quit “.
9. I përsëritni hapat prej 1 deri në 5, dhe pasi të hapet “ Bootcamp Assistant “ klikojmë “ Continiue “ dhe vazhdojme si ni vijim:

9.1 Ju mundë të veproni në cilëndo prej 3 mënyrave për të ndar një hapsirë për Windows 7 tuaj, ju mundë të klikoni ndërmjet pikes ku ndahet Mac Os X dhe Windows dhe ta lëvizni atë majtas e djathtas deri sa të vendosni që është e mjaftueshme, apo ju mund ti ndani ato baras duke klikuar “ Divide Equally “, apo mundë të klikoni vetëm “ Use 32 GB “ për të patur vetëm 32 GB hapsirë për Windows 7.
10. Tani ju mund të klikoni “ Partition “ dhe të prisni deri sa të krijohet hapsira e dëshiruar nga ju. Kjo procedur zgjat disa minuta, do tju këshilloja të merrni një kaffe apo pije në ndërkoh

11. Pas disa minutave kohë do të krijohet hapsira e mjaftueshme dhe do të shfaqet një dritare tjeter ku nga ju do të kerkojë që të fusni një CD apo DVD valide të Windows XP, apo Vista mirpo në parim nuk do të ket problem edhe poqëse ju keni Windows 7 dhe klikojmë “ Start Instaltion “

12. Pasi të klikoni “ Start Installition “, MAC-u juaj do të ristartohet dhe pastaj do të fillojë me shfaqjen e llogos se Windows 7 dhe do të filloj instalimi normal., Pastaj kur të arrini në këtë pikë të treguar në foto klikoni në “ Costume ( Advanced ) “

13. Kjo është pika më e rëndësishme e të gjith këtij operacioni.
Kini KUJDES=> Mos klikoni asnjërën nga hapsirat tjera të treguara në hapin e ardhshëm, asnjërën përveq “ BOOTCAMP”

Dhe pastaj klikoni “Format “ dhe “ Next “procedura tjeter do të jetë shumë e thjeshtë.

Këtë metodë e kam aplikuar personalisht, dhe ka funksionuar për mbrekulli, tani un i shfrytëzoj dy sisteme operative në të njëjtën kohë, dhe punojnë shumë mirë që të dyja.
Besojë që nëse i ndjekni instruksionet me rregull edhe ju do të keni sukses.
Kënaquni duke shfrytëzur Windows 7 në paisjet tuaja Mac.

  • Adnan Xhaferi

    origjinalin e ktij postimi e kam par te apple shqip mduket, a respektohen ne vendin tuej te drejtat autoriale apo sikur asnje ligj tjeter qe srespektohet edhe ky ashtu

  • Adnan Xhaferi

    origjinalin e ktij postimi e kam par te apple shqip mduket, a respektohen ne vendin tuej te drejtat autoriale apo sikur asnje ligj tjeter qe srespektohet edhe ky ashtu

Qysh me kriju restore në iPhone?