Qysh Me Instalu Ubuntun si Sistem Operativ të Dytë në Kompjuterin tuaj me Windows 7?

Nese keni blere kompjuter me sistem operativ Windows 7 te para-instaluar, dhe deshironi te krijoni ‘dual boot’ me Ubuntu Linux, atehere ky artikull do te ju mesoje hapat e nevojshem per ta bere kete.

 

Per kete demonstrim po perdorim Windows 7 Home Premium (32-bit) dhe Ubuntu 9.10 (32-bit).

Ne kompjuterin tuaj me Windows 7, vendosni CD-ne e sistemit operativ Ubuntu dhe startoni nga CD-ja.

Nese hasni ne ndonje problem me grafiken, atehere kthehuni te dialogu fillestar shtypni F4 dhe zgjedhni opcionin Safe graphics mode.

Vazhdoni me hapat e instalimit duke zgjedhur gjuhen, zonen kohore, dhe gjuhen e tastieres. Kur arrini te pamja e tille (hapi 4 prej 6), menyra me e lehte per fillestar eshte te zgjedhni opcionin e pare- Install them side by side, choosing between them each startup.  Ne pjesen e pare do te shihni particionin qe e perdor Windows 7. Ne pjesen e dyte, mund te caktoni se sa hapesire nga disku deshironi te lejoni per perdorim nga Ubuntu.

Pjesa e gjelber tregon hapesiren qe e kemi lejuar per Windows 7, ndersa pjesa e kafte tregon hapesiren per Ubuntu. Ne rastin tone i kemi lejuar 10GB per Ubuntu, dhe pjesen tjeter per Windwos 7.

Klikoni Continue ne dialogun per verifikim.

Ne hapin e radhes krijoni emrin e perdoruesit, passwordin, dhe konfiguroni opcionet per startim.

Pasi te kryhet instalimi, ristartoni kompjuterin.

Pasi te ristartohet kompjuteri do te ju shfaqet GRUB menyja nga e cila do te selektoni sistemin operativ me te cilin deshironi te startoni.

Nje gje tjeter qe duhet te keni parasysh eshte se kur te zgjedhni startimin me Windows 7, kompjuteri njehere e ben kontrollimin e diskut, ristartohet dhe zgjedhni per here te dyte opcionin Windows 7 per te vazhduar me kete sistem operativ.

Qysh me konvertu një dokument nga PDF në Word përmes “Google Docs”?

Qysh me konvertu një dokument nga PDF në Word përmes metodës “Adobe Acrobat”?