qyshmetro-join-our-family

Qysh Me Instalu Sirin në iPhone 4, 3GS dhe në çdo iOS5 Paisje?

Qysh prej publikimit të iPhone 4S hakerat kanë punuar me zell për instalimin e programit të ri që bëri bujë, Siri, edhe në iPhone 4, iPhone 3GS dhe në pajisjet e tjera me iOS 5.
Tanimë, Grant Paul dhe Ryan Petrich kanë publikuar “Spire”, një mjet për të instaluar Sirin në çdo pajisje që përdor iOS5.

Qysh Me Instalu Sirin në iPhone 4, 3GS dhe në çdo iOS5 Paisje?

Fatkeqësisht, teksa “Spire” ju bën të mundur përdoruesve të instalojnë Sirin direkt – dhe ligjërisht — nga “Apple”, marrja e softuerit për të komunikuar me shërbimet e Sirit është një tjetër gjë. Paul në blogun e tij pranon se Spire nuk “është një zgjidhje e plotë” dhe shpjegon problemin me iOS-të e tjerë tek të cilët Siri nuk funksionon si tek iPhone 4S. Paul sygjeron një sërë zgjidhjesh, përfshirë “peshkimin” e disa të dhënave autentike nga një mik/mikeshë që ka iPhone 4S qe është i gatshëm t’ju ndihmojë. Ndërkohë, ai thotë që ka shumë gjasa për në një të ardhme të shkurtët komuniteti i hakimit të iPhone-ve t’i shmangë pengesat dhe Siri të jetë i plotë për të gjithë.

Siri ishte nga risitë më të spikatura të iPhone 4S. Me anë të këtij opsioni ju mund të përdorni zërin për të dërguar SMS, për të lënë takime, për të gjetur numrin e personit të kërkuar në telefonin tuaj me anë të përmendjes etj. “Siri” kupton çfarë thoni ju dhe kryen detyrën e ngarkuar. Ai kupton atë që doni të thoni dhe madje mund të kthejë edhe përgjigje. Është shumë i lehtë për t’u përdorur dhe kryen shumë punë. Nëse ju jeni i interesuar për të mësuar se si mund ta instaloni Sirin në iPhone-in tuaj të vjetër apo në çdo pajisje tjetër me iOS 5, ndiqni videon e mëposhtme që ju tregon se qysh me vepru hap pas hapi.

Qysh Me Instalu Sirin ne iPhone4, 3GS dhe ne cdo iOS5


Nëse keni diçka për të shtuar në temë ju lutem shkruani poshtë tek komentet.

Përgjigju

Email adresa nuk do të publikohet.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>