Qysh me instalu Pokémon Go?

“Pokemon Go” quhet aplikacioni më i ri i lansuar nga Nintendo.

Loja u lejon përdoruesve të kapin apo të luftojnë Pokemon-at e ndryshëm gjatë përditshmërisë së tyre.

Kjo bëhet falë GPS-it në telefonin tuaj celular dhe kamerës, do të mund të argëtoheni duke kapur krijesat virtuale, në jetën reale.

Edhe pse aplikacioni nuk është ende i disponueshëm në Kosovë, kjo është mënyra për ta instaluar dhe shkarkuar atë në telefonin tuaj:  

pokemon 1

Për android:

Gjëja e parë që duhet të bëni është të hapni Settings dhe të shkoni tek opcioni Security.

Gjeni pastaj Unknown Sources dhe aktivizojeni atë.

Pastaj shkarkoni Pokemon Go APK file nw kwtw vegwz:

http://www.apkmirror.com/apk/niantic-inc/pokemon-go/pokemon-go-0-29-2-release/pokemon-go-0-29-2-android-apk-download/

Pasi të jetë shkarkuar, në faqen e njoftimeve gjeni Pokemon Go file dhe klikoni Install.

pokwmon 2

Për Apple:

Gjëja e parë që duhet të bëjmë është ta bëjmë iPhone të besoj që jemi në një regjion në të cilin mund ta shkarkojmë Pokemon Go.

Klikoni në Settings, Apple ID dhe qkyquni nga llogaria duke klikuar Sign Out.

Kthehuni në Settings dhe klikoni General>Language & Region.

Selektoni regjionin tuaj si US,Neë Zealand apo Australia, pasi që në këto regjione mund të shkarkohet aplikacioni Pokemon Go.

Hapni App Store, kërkoni Pokemon Go dhe aplikacioni duhet të ju shfaqet.

Klikoni në Get, dhe pasi të jetë shkarkuar mund të filloni të luani.

pokwmon 3

Qysh me i kontrollu virusat në Android?

Qysh me i konvertu numrat e mobilit me kodin e ri 383?