Qysh me instalu iOS 8 në iPhone, iPad, iPod?

iOS 8, sistemi më i ri operativ i Apple për pajisjet iPhone, iPad, iPad mini dhe iPod touch, ka dalë në treg, duke sjellur funksione te reja me bollëk. Përditësimi në sistemin operativ iOS 8 është pa pagesë si zakonisht dhe është relativisht proces i thjeshtë.

ios-8-576-356

Çka duhet të bëni paraprakisht?

– Kontrolloni nëse pajisja juaj është e përshtatshme për t’u përditësuar në iOS 8

Paisjet e mëposhtme janë kompatibile me iOS 8 – edhe pse kjo nuk do të thotë që të gjitha funksionet do të jenë të mundshme në secilen pajisje.

  • iPhone 6 Plus
  • iPhone 6
  • iPhone 5s
  • iPhone 5c
  • iPhone 5
  • iPhone 4s
  • iPad Air
  • iPad 4
  • iPad 3
  • iPad 2
  • iPad mini 2 with Retina display
  • iPad mini
  • Fifth-generation iPod touch

Një veçori siç është AirDrop që është lansuar me iOS 7, për shembull, mund të shfrytëzohej vetëm nga iPhone 5 e tutje, dhe iPad 4 e tutje. Akoma nuk është e kjartë se cilat paisje çfare veçori përkrahin. Sidoqoftë nëse posedoni pajisje që gjendet në listën e mësipërme, ju sygjerojmë që t’a bëni përditësimin sepse një gjë është e sigurtë, nuk do të humbisni asgjë.

Ruani të dhënat

Shfrytëzoni iCloud apo iTunes për të bërë backup pajisjen tuaj.

Për të bërë backup përmes kompjuterit, atëhere këtë e bëni përmes programit iTunes. Vetëm lidheni paisjen tuaj me kompjuter dhe hapeni iTunes ne kompjuter.

Kur iTunes të hapet, klikoni ne butonin Devices dhe zgjedhni iPhone tuaj. Klikoni në Back Up Now dhe procesi do të filloj.

Lironi hapësirë në pajisjen tuaj

Në rast se e keni stërmbushur pajisjen me të dhëna të ndryshme atëherë sygjeroheni që të lironi hapësirë duke larguar të dhënat që nuk ju duhen më.

Përditësojeni iTunes në PC-në apo Mac-un tuaj

Në rast se e bëni update iOS pajisjen tuaj dhe vetë iTunes nuk e keni të përditësuar do të ju shfaqen probleme pasi që iOS pajisja nuk do të komunikoj me kompjuterin tuaj.

Lidheni iPhone ose iPad-in tuaj

Sigurohuni që në rast se jeni me laptop t’a lidhni në rrymë së pari, pasi që nëse mbeteni pa bateri dhe procesi ju mbetë në gjysmë atëherë do t’ju korruptohet pajisja.

Qysh me shkarku iOS 7

  • Shko te aplikacioni Settings > General > Software Update
    Kjo do të detyroj pajisjen tuaj të kërkoj përditësime.
  • Preke Download
    Pajisja juaj do të filloj shkarkimin e iOS 8.
  • Prit deri sa te shkarkohet
    Kur të përfundoj shkarkimi do të njoftoheni.
  • Prekni Details
    Kjo do të ju dërgoj tek Software Update ku hyrët në hapin e parë
  • Prekni Install now
    Gjatë procesit do të ndalet dhe rindizet por mos u bëni merak. Në fund do t’a keni sistemin më të ri operativ.

Në ndërkohë do të postojmë udhëzime të reja që tregojnë se qysh me i shfrytëzu opsionet e reja të iOS 8.

  • Baqi

    ne iphone 4s dua te installoj ios 8 , por kam frik mos ndodh ndonje problem ? esht 16 GB ! Ka problem?

    • IOS8

      Vetem duhet te keni hapesire te mjaftueshme dhe beni listen e numrave te ruhet tek – iCloud dhe pastaj te kthehen perseri kur ta instaloni iOS8. Thjesht Shko te aplikacioni Settings > General > Software Update Kjo do të detyroj pajisjen tuaj të kërkoj përditësime.

  • Jami

    Ju lutem desha te ju pyes nese mund ta instaloj IOS8 ne Iphone 4 ka hapesire 16GB.E provoj ti bej update por nuk e ben.Ju faleminderit

Qysh me kriju restore në iPhone?