Qysh Me Instalu Firefox 5 në Ubuntu?

Firefox 5 është i gatshëm për t’u shkarkuar përgjatë severëve FTP të Mozilla-s dhe për shkak se është bërë një përditësim i sigurisë për Firefox 4 (i cili version më nuk do të marrë përditësime). Së shpejti ky version do të jetë në listën e gjërave që duhet të bëhen si përditësim edhe në sistemin Ubuntu 11.04.

Tani, Firefox 5 është gati në Natty, vetëm për të bërë prova. Sapo të jetë provuar, do të ngarkohet në depon kryesore. Nëse doni që ta testoni versionin Firefox 5, mundësojeni depon në Software Source (në Ubuntu Software Center, klikoni Edit > Software Sources dhe lëshojeni depon e ofruar) dhe ju duhet të merrni një përditësim. Por dijeni që lëshimi i kësaj depoje do të shkaktojë një varg përditësime të tjerë që janë duke u provuar.

Firefox 5 është i gatshëm edhe në Mozilla Security PPA (për Ubuntu 11.04), por nëse ju përdorni Firefox nga kjo PPA, çdo gjë që kërkon një pako gjuhësore do të dështojë. Nëse dëshironi që ta shtoni PPA-në dhe të ndihmoni në provimin e versionit të ri të shfletuesit Firefox, përdorni urdhërin e mëposhtëm në terminal:

sudo add-apt-repository ppa:ubuntu-mozilla-security/ppa
sudo apt-get update
sudo apt-get dist-upgrade

BURIMI: http://openworld.al/index.php/keshilla/452-instaloni-firefox-5-ne-ubuntu

Qysh me konvertu një dokument nga PDF në Word përmes “Google Docs”?

Qysh me konvertu një dokument nga PDF në Word përmes metodës “Adobe Acrobat”?