Qysh Me i Zbardh Dhembet me Photoshop?

Ketu do te mesoni se qysh me i zbardh dhëmbët me anë të photoshopit.

Hapi 1:
E zgjedhim foton që kemi dëshirë dhe e hapim me anë të photoshopit

Hapi 2:
E zgjedhim lasso-tool tek veglat e PS(Photoshopin po e shkruajmë me PS), ose në tastierë shkronjën L

Hapi 3:
E zgjedhim një zonë të caktuar me anë të lasso-tool. Në këtë hap nuk kemi nevojë të jemi dhe shumë preciz, mjafton të jenë dhëmbët brenda selektimit

Hapi 4:
Tashmë poshtë zonës së “Layers” zgjedhim ikonën e ashtuquajtur “New Adjustment Layer”

Dhe zgjedhim opcionin Hue/Saturation

Hapi 5:
Zakonisht arsyea pse dhëmbët nuk janë të pastër është për shkak të ngjyrës së verdhë, prandaj duhet ta largojmë këtë ngjyrë. Këtë e bëjmë (gjithnjë pasi ta kemi hapur kutinë e Hue/Saturation) duke klikuar tek lista ku është opcioni Master, dhe e zgjedhim Yellow. Kjo do të na mundësojë që të editojmë vetëm ngjyrën e verdhë.

Pasi të e kemi zgjedhur yellow, e largojmë tek fusha e Saturation deri në -100, duke e lëvizur me mouse në të majtë.

Tashmë dhëmbët duken më të bardha pasi e kemi larguar të verdhën. Sikur të ishte edhe në jetë kaq e lehtë..

Hapi 6:
Dhëmbët janë më të bardhë, por kanë nevojë të bëhen më të ndritshëm. Për këtë rikthehemi në editim të Hue/Saturation. Kësaj rradhe rrijmë tek master. Pas kësaj e kemi opcionin lightness, të cilin e luajmë nga ana e djathtë. Sa më shumë qe e lëvizim, aq më të ndritshëm bëhen. Shiqoni dallimin që bën, dhe luani me opcionin deri sa të fitoni një ndriçim të përshtatshëm.

Pasi ta klikojmë OK, do shohim se përveç dhëmbëve, sigurisht, u ndriçua edhe pjesa tjetër që e kemi selektuar.

Hapi 7:
E selektojmë pjesën e Hue/Saturation në hapsirën e layer-ave, dhe shkojmë Edit – Fill, dhe zgjedhim ngjyrën e zezë.

Pasi të kemi klikuar OK, do duket se e gjithë puna jonë është humbur.

Por, në hapat e mëtejmë do e shihni se përse e kemi bërë këtë lëvizje.

Hapi 8:
E zgjedhim burshën tek veglat.

Ngjyrën e parë duhet ta bëjmë të bardhë. Kjo është e thjeshtë, selektojmë hapsirën e Hue/Saturation në të djathtë, dhe prekim shkronjën D në tastierë. Ose i zgjedhim ngjyrat tek veglat.

Pas kësaj, me anë brushës e ngjyrosim hapsirën e dhëmbëve me të bardhë. Në fundë e vendosim Opacity-n e brushës 20%, që do evitonte ndriçimin e madh, apo ngjyrë shumë të mbylltë për gojën.

Pas këtyre hapave, foto jonë duket kështu:

Hapi 9:
Është dhe hapi i fundit. Që ta bëjmë foton më origjinale dhe të besueshme, layerit të Hue/Saturation ia ulim opacity-në në 75%

Dhe ja rezultati final:

  • Anonymous

    perdor colgate i zbardh pa photoshop 😛

  • FfloryY

    perdor colgate i zbardh pa photoshop 😛

  • Liana

    pooo sii eshtee kjoo faqjaa e photoshopitt si ta gjejmm?? ka ndonje pergjigjee