Qysh me i vizitu objektet e trashëgimisë kulturore në Kosovë?

Databaza e trashëgimisë kulturore në Kosovë ofron informacione për një gamë të gjerë të trashëgimisë sonë kulturore.
Republika e Kosovës po e krijon për herë të parë databazën e trashëgimisë kulturore. Krijimi i saj dhe vënia në qasje për publikun e gjerë do të thotë shumë për promovimin dhe edukimin, për të kaluarën tonë, të shprehur në forma të ndryshme. Databaza, gjithashtu, do të jetë një pikë referuese dhe informuese për shumë institucione shtetërore qendrore e lokale, si dhe shoqërinë civile, në punën e tyre që mund të lidhet me trashëgiminë kulturore. Databaza do të ofrojë informacione përmbajtësore për çdo monument, çdo lokalitet arkeologjik, trashëgimi shpirtërore, të luajtshme etj.

Në faqen zyrtare të databazës së trashëgimisë së Kosovës http://dtk.rks-gov.net/ , në anën e djathtë mund të gjeni seksionin Zbulo përmes hartës.

trashegimia kulturore

 

Në hartë janë të shenjuara të gjitha lokacionet ku gjinden objekte të trashëgimisë kulturore.
harta e trashegimise

Pasi të klikoni në njërën prej shenjave, hapet faqja me të gjitha informacionet për atë lokacion.
Databaza e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës

Qysh me regjistru transfer ndërkombëtar?