Qysh me i vendos oraret e ndeshjeve të botërorit Brazil 2014 në kalendar të telefonit?

Kupa botërore e futbollit Brazil 2014 fillon me 13 Qershor. Ka shumë ndeshje që zhvillohen në fazën e grupeve andaj është vështirë t’i mbani në mend oraret e të gjitha ndeshjeve.

Brasil 2014 world cup

Varësisht se çfarë telefoni përdorni, ka mënyra të ndryshme që t’i vendosni oraret e ndeshjeve në kalendarin e telefonit tuaj.

Android:

Klikoni mbi këtë link që ju dërgon në Google Calendar (shërbim që përdoret në Android), klikoni butonin që gjendet në anën e djathtë dhe oraret do të vendosen në kalendarin tuaj.

iPhone:

  1. Shkoni te Settings dhe zgjedhni Mail, Contacts, Calendar
  2. Klikoni Add Account dhe më pas Other
  3. Zgjedhni Add Subscribed Calendar
  4. Vendosni tek Server linkun e kalendarit: http://www.worldcupbrazilcalendar.com/all.ics
  5. Nëse ju shfaqet lajmërimi Cannot Connect Using SSL, klikoni Continue
  6. Klikoni Save. Kalendari është ruajtur në telefonin tuaj.

Kujdes: Në Google Calendar duhet ta keni të konfiguruar zonën kohore në GMT+01:00. Për ta bërë këtë klikoni ikonën në anën e djathtë lartë, zgjedhni Settings, tek Country caktoni Albania (Shqipëri) dhe tek Time Zone zgjedhni Tiranë.

A do t’i përcjellni ndeshjet e këtij kampionati? Për cilën kombëtare bëni tifo?