Qysh me i trajtu mavijosjet në trup?

  1. Akulli

Kocka akulli të mbuluar në një leckë mund ta zvogëlojnë ënjtjen.

Kësisoj, zvogëlimi i ënjtjes redukton efektet e shëmtuara afatgjate të mavijosjes.

Aplikoni akullin mënjëherë.

Mbajeni për rreth tridhjetë minuta.

  1. Xheli Arnica

Rrjedh nga bima e njohur si “fatkeqësia e ujkut”, ky xhel është një ndër të preferuarit në mesin e atletëve. Përdoreni sipas udhëzimeve të dhëna.

  1. Hani fruta dhe perime

Kjo paraqet një mënyrë parandaluese, por nëse trupi juaj është tepër i zënë duke u përpjekur të tretë burgerat dhe shake-at, atëherë natyrisht se nuk do të shpenzojë shumë kohë në shërimin e mavijosjeve. Hani më pak mish.

Konsumoni  më tepër fruta dhe perime dhe kështu trupi juaj do të bëhet makinë shëruese e mavijosjeve.

  1. Shmangni Aspirinën

Mavijosja mund t’ju shkaktojë dhimbje të ashpra në moment të caktuar.

Kështu, mund të ndjeni nevojën të merrni aspirinë për qetësimin e dhimbjes, mirëpo nuk duhet vepruar kështu.

Aspirina është një antikoagulant.

Kjo shkakton që gjaku të përhapet shumë shpejtë në gjithë zonën e dëmtuar, duke rritur madhësinë e mavijosjes.

.

5.Aplikoni nxehtësi përpara se ënjtja të shkojë te poshtë

Aplikoni një kompresim të nxehtë në vendin e mavijosur.

Ngrohja ndikon në hapjen e kapilarëve të gjakut dhe rrit përgjigjen e sistemit imunitar.

 

Qysh me i ditë përfitimet nga çaji kamomil?

Qysh me largu erën e keqe të gojës?