Qysh Me i Rikthy Fajllat që i keni Fshi Aksidentalisht?

Ne kete artikull do te tregohet si te riktheni fajllat qe i keni fshi pa dashje nga kompjuteri juaj. Per kete qellim do te perdoret programi Recuva i cili mund te shkarkohet falas.

Shkarkoni programin Recuva nga ketu, dhe instalojeni ne kompjuterin tuaj. Hapat e instalimit jane te zakonshem si ne shumicen e programeve tjera.

Pas instalimit, hapeni programin dhe percjellni udhezuesin:


Zgjedhni llojin e fajllit qe deshironi ta riktheni:



Nese e dini lokacionin e fajllit se ku ka qene para se te fshihet, atehere jepeni ne opcionin e programit. Nese nuk e dini atehere zgjedhni opcionin Recycle Bin.



Klikoni Start per te filluar skanimin.

Pasi te kryhet skanimi, do te shfaqet dokumeni te cilin e keni fshire pa dashje. Per ta rikthyer, klikoni mbi dokument dhe me pas klikoni butonin Recover.

Specifikoni lokacionin ku deshironi ta riktheni fajllin, dhe klikoni OK.