Qysh Me i Pelqy Nje Vajze?

Të gjitha femrat janë të ndryshme, në fakt po të ishin të njejta, ju as që do kishit nevojë të lexonit këtu apo jo? Mënyrat që të i pëlqeni një vajze janë aq të shumta sa edhe fakti që ato janë të ndryshme, mirëpo ne këtu do të mundohemi të ju mësojmë disa “rregulla” bazike se çfarë duhet të bëni që të i pëlqeni një vajze.

Jetoni jetën tuaj. Vajzat zakonisht pëlqejnë djemtë që me të vërtetë e shijojnë dhe e jetojnë jetën e tyre, andaj kaloni kohë me shoqëri, hobi e të tilla gjëra.

Lini një përshtypje. Këtu nuk ka gjëra të njejta. Çfarë i bën përshtypje një vajze mund të i duket “e pakuptimtë” një tjetre. Më e mira është të jeni vetvetja. Gjeni diçka që dini të bëni e që do ju dallonte prej të tjerëve, p.sh. të luani me kitarë apo të tilla gjëra që ju bënin të dalloheni nga shumë njerëz të tjerë, thjesht bëni diç për të cilën jeni krenar dhe e keni si talent të rrallë. Kjo përveç që ju ndihmon të i pëlqeni vajzës, ju jep edhe më shumë vetbesim. Lini përshtypje, por mos u mburrni shumë mbi të arriturat dhe qëllimet tuaja.

Bëhuni shok i saj. Vajzat nuk interesohen për të huajt që nuk i njohin(disa po, por ato lidhje zakonisht nuk zgjasin). Nëse jeni p.sh. në të njejtën klasë me të, buzëqeshni sa herë që të kalojë në klasë, ndonjëherë kjo është e gjitha që duhet që një vajzë të ju vërejë. Mirëpo, në të njejtën kohë, mos e bëni këtë shumë shpesh! Në rast se ajo nuk ju vëren, sa herë të kaloj jepini një përshëndetje në mënyrë miqësore. Në këtë mënyrë ajo do e di se ju “ekzistoni”. Nëse është e turpshme ajo mund thjesht të ju buzëqeshet, andaj mos e merrni këtë si shenjë se nuk i pëlqeni. Një vajzë do të jetë “e ngushtë”(apo intime) vetëm me personat që i njeh, i beson dhe i interesojnë, e për këtë duhet kohë dhe bisedë shoqërore.

Flirto. Kur e shihni apo e takoni një vajzë që ju pëlqen, buzëqeshni dhe shikojeni në sy. Zhvilloni një bisedë të rrastit. Mbi të gjitha relaksohuni. Mos e mendoni atë si vajzën e ëndërrave të tua; mos u shqetëso se çfarë do të ndodh në rrast se i tregoni ndonjë shaka të keqe apo nëse ju ka mbetur diçka në mes të dhëmbëve. Edhe ajo mund të ketë doza të vogla të nervozës, andaj gabimet e vogla zakonisht nuk vërehen. Jetojeni momentin. Thjesht mos bëni diçka për të cilën do të pendoheshit në të ardhmen.

Bisedoni me të. Tregojini se çfarë ju pëlqen në jetë, çfarë ju bën të lumtur juve dhe atë. Bëhuni pozitivë. Çoftë edhe nëse keni pasur ditë të keqe, duhet të i buzëqeshni. Dhe më e rëndësishmja, dëgjoni atë që thotë ajo. Çkado që ajo flet, për vete, familje etj. dëgjojeni me kujdes sepse mund të ju bëjë punë për fazat e mëtutjeshme të marrdhënies. Mbi të gjitha, vajzat i pëlqejnë djemtë që i dëgjojnë me kujdes ato që ato thonë.

Bëhuni romantik. Ikonat e romancës (lulet, çokolladat, qirinjët apo kukullat) mund të zgjasin pak. Mendoni çfarë e bën atë speciale, unike. Çfarë ia nxit asaj dëshirën e fantazinë? Kur është në shoping, duke biseduar apo duke shikuar një film, çfarë i bënë sytë e saj që të ndriçojnë? Kushtoni vëmendje! Vajzat lehtë e vërejnë nëse i keni mbajtur në mend gjërat që ju ka treguar kohë më parë. Të jesh romantik do të thotë të e pranosh faktin se sa i veçantë është një person, e kjo do të thotë të vërtetosh se e din më mirë se kushdo në botë çfarë e bën atë person të veçantë.

Komplimentoni. Nëse ju pëlqen me të vërtetë, me siguri ju i vëreni shumë ndryshime që ndodhin tek ajo. Pse të mos i tregoni asaj këtë fakt? Nëse ndonjë gjë ka ndryshuar (stili i flokëve, veshja etj.) bëjani me dije se e keni vërejtur. Sa më i veçantë e unik komplimenti, aq më mirë do pranohet.

Bëjeni të qesh. Të tregosh shaka apo histori qesharake është mënyra klasike që ta bësh dikë të qesh. Gjejeni cili është filmi i saj komik i preferuar dhe shiqojeni bashkë me të. Thuani asaj të ju bëj të bëni diçka, dhe bëjeni (sigurisht, përderisa nuk është e jashtligjshme). Qeshja vjen edhe nëse thjesht jeni bashkë dhe e shijoni shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ftojeni të dilni. Ftojeni të shkoni diku apo të bëj diçka me ju. Është shumë e preferueshme të jetë një vend që ju pëlqen të dyve. Poashtu mund ta dërgoni në ndonjë vend ku ju ndiheni të qetë, që e keni si vend special. Gjithashtu shprehni interesim mbi botën e saj. Nëse i pëlqen psh muzika apo është muzikante kërkoni të performojë para jush.

Vlersojeni. Vajzat pëlqejnë kur janë të vlerësuara dhe të rëndësishme, andaj bëjani me dije dhe bëjeni këtë sa më shpesh e në mënyrë sa më të mirë.

Qysh Me Festu shen Valentinin pa Shpenzuar Shume?