qyshmetro-join-our-family

Qysh Me i Pase Dhembet e Bardhe? (4 keshilla)

Përveç dy kushteve bazë që janë kontrolli tek dentisti çdo 6 muaj dhe ndërrimi i furçës së dhëmbëve çdo 3 muaj ja katër këshillat natyraliste për të pasur dhëmbë të bardhë.

1- Hani fruta dhe zarzavate të forta. Karotat, mollët por edhe një erez si majdanozi janë furçe natyrale të dhëmbëve, që mund të heqin njollat e krijuara dhe mund t’i zbardhin ata akoma më shumë.

2- Përdorni fije dentare në mënyrë të vazhdueshme. Është tepër e rëndësishme që të hiqen mbetjet ushqimore që qëndrojnë mes dhëmbëve dhe dhëmballëve. Kujdesuni sa më shpesh për to dhe do të keni një higjienë më të mirë në gojën tuaj.

3-Një sekret tjetër për një buzëqeshje rrezatuese është djathi. Nëse hani pas çdo vakti një sasi të vogël djathi, kjo ndihmon në parandalimin e kariesit dhe rimineralizon smaltin. E njëjta vlerë arrihet edhe përmes konsumimit të qumështit apo kosit.

4- Luleshtrydhet e mbuluara me çokollatë i bëjnë dhëmbët më të bardhë. Po ashtu uji me sodë është shumë i mirë për dhëmbët, por gjithnjë duke e përdorur në sasi të kontrolluar. Dhe në fund aleatë për një buzëqeshje të shkëlqyeshme janë uthulla e limoni.

Burimi: albeu.


Nëse keni diçka për të shtuar në temë ju lutem shkruani poshtë tek komentet.

Përgjigju

Email adresa nuk do të publikohet.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>