Qysh Me i Parandalu Fjalet e Pahijshme te Femijet?

Gjatë jetës së përditshme, në situata të ndryshme, fëmijët mund të përdorin fjalë e shprehje të pahijshme dhe fyese. Shpesh gjendemi të papërgatitur përballë këtyre situatave. Sa kemi ne në dorë dhe si mund të veprojmë për të eliminuar këto fjalë?

Prindërit, shembuj për fëmijët

Mënyra e të shprehurit të vetë prindërve është faktori kryesor në formimin e të shprehurit dhe fjalorit të fëmijëve. Prindërit, të cilët e kanë zakon të flasin me zë të lartë, sikur janë nxehur dhe po bërtasin, e kanë të vështirë dhe pothuajse të pamundur të shprehen me zë të ulët, kështu që edhe fëmijët që ata rrisin, nuk janë të qetë. Fëmijët janë vigjilentë të fiksojnë në kujtesë çdo mënyrë sjelljeje ose veprim të prindërve dhe ta aplikojnë atë me përpikëri në jetën e tyre duke mos pranuar asnjë riparim ose ndryshim të asaj çfarë ata kanë parë.

Jo dënim i rreptë, por gjuhë shpjeguese

Pasi keni folur dhe i keni shpjeguar fëmijës pse ai duhet të zgjedhë një fjalor të përshtatshëm gjatë komunikimit me të tjerët dhe nuk vini re ndonjë ndryshim te ai, në asnjë mënyrë mos u përpiqni ta dënoni duke i bërtitur, trembur ose ndonjëherë edhe duke e goditur. Megjithëse mendoni se nga frika nuk do të ketë ndonjëherë kurajë, në të vërtetë reagimi juaj do ta shtyjë atë të hakmerret kundrejt jush dhe t’i përdorë më shpesh në situatat ku ju nuk do të jeni të pranishëm. Mënyra më e mirë dhe frytdhënëse në të tilla raste është shpjegimi dhe bindja e fëmijës dhe jo mospërdorimi i këtyre fjalëve prej tij për shkak të frikës, sepse ky parandalim do të jetë i përkohshëm.

Burimi: Zeri.info

Qysh me pasuru edukimin e Fëmiut?

Qysh me pergatit Fëmiun për ditën e parë në Shkollë apo Çerdhe?