Qysh me i optimizu imazhet e webfaqes për Facebook?

Facebook ka rritur madhësinë e imazheve në postet e linqeve për 4 herë në mobile, dhe 8 herë në desktop. Ky ndryshim pritet të ndikojë në rritjen e ndërveprimit të përdoruesve me faqet përkatëse në Facebook.

Optimizimi i imazheve të linqeve që postohen në Facebook

Udhëzuesi i mëposhtëm ka për qëllim të ju ndihmojë në optizimin e imazheve për formatin e ri të shfaqjes së linqeve të webfaqes tuaj në Facebook.

Duke u ndikuar nga trendet e fundit të teknologjisë ku shumica e pajisjeve përdorin retina display, dimensionet e rekomanduara për imazhet në postimet e webfaqeve janë 1200 x 630 px. Nëse i përmbaheni dimensioneve të rekomanduara, postimet e linqeve të faqes tuaj do të shfaqen si vijon:

SEObjective Facebook

Nëse dimensionet e imazheve që përdorni janë më të vogla se 600 x 315 px, linqet e postuara në Facebook do të shfaqen me pamjen e vjetër siç shfaqeshin para se ta bënte Facebook-u përditësimin e fundit për imazhet e linqeve.

Ky është një imazh që ilustron dimensionet e rekomanduara dhe ato minimale që duhet të përdoren për imazhet e postimeve në webfaqen tuaj:

Dimensionet e rekomanduara per imazhet ne linqe

Për të caktuar imazhin më të mirë për postimin e linqeve në Facebook, mund të përdorni HTML tagun og:image duke deklaruar manualisht linkun e imazhit të dëshiruar:

<meta property = “og:image” content = “http://seobjective.com/linku_i_imazhit.jpg” />

Nëse nuk e caktoni manualisht imazhin që duhet të merr linku kur postohet në Facebook, atëherë përdoruesi do ta ketë mundësinë të zgjedh njërin prej imazheve për linkun e shpërndarë.

Raporti i dimensioneve të imazheve preferohet të jetë 1.91:1 në mënyrë që të shfaqet i tërë imazhi i linkut, përndryshe Facebook-u automatikisht e prenë imazhin në dimensione minimale 600 x 315 px.

  • Bossi

    Qysh me qel 1 aplaidi

    • E ke artikullin qysh me hap llogari ne appstore

  • albin

    qysh behet qekja a eshte per pc edhe per cel

  • albin

    qe munet me ma spjegu dikush flm prej tij

Qysh me shkarku mp3 nga YouTube?

Qysh me fitu para online nga shorte.st?