Qysh Me i Ndryshu Emrat e Disa Fajllave Pernjehere?

Kur keni shume fajlla ne nje folder, ndryshimi i emrave te tyre nje nga nje do te ju merr shume kohe. Duke i percjellur udhezimet ne vazhdim ju do te mund ti ndryshoni emrat disa fajllave pernjehere.Selektoni fajllat te cilave deshironi ti ndryshoni emrat.

(mund te shtypni tastet Ctrl+A per ti selektuar te gjitha fajllat ne ate folder, apo  Ctrl+Tasti i djathte i mausit per ti selektuar vetem disa fajlla te caktuar)

Me pas klikoni tastin F2  (ose mund te klikoni me tastin e djathte mbi njerin prej ketyre fajllave dhe te zgjedhni opcionin Rename)

 

Ndryshoni emrin fajllit te pare, dhe me pas shtypni tastin Enter. Fajllat ne vazhdim do te marrin emrin e njejte, por ne fund te emrin do te kene nje numer.

Qysh me e kursy baterinë në iPhone?

Qysh me e mbushë baterinë më shpejtë në iPhone?