Qysh Me i Ndal Gjakderdhjet e Lehta?

Gjakderdhja i referohet humbjes se gjakut nga sistemi i qarkullimit. Nese dikush eshte lenduar dhe po gjakderdh, eshte e rendesishme te reagohet shpejt per te kontrolluar humbjen e gjakut.  Ne shumicen e rasteve, te mbani gjakderdhjen nen kontroll nuk eshte aq e veshtire. Ne raste me te renda, mos kontrollimi i gjakderdhjes kontribon ne kalimin ne gjendje shoku, si dhe pasoja me serioze ne shendet, si p.sh., demtimi i indeve dhe organeve kryesore, qe edhe mund te qojne ne vdekje. Percillni udhezimet se qysh me kontrollu gjakderdhjen. 

Plaga e vogel eshte kur gjaku vetem pikon, ngadale, ose plaga shfaqet si nje grrithe e vogel.

  1. Sigurohuni qe personi te jete i ulur apo i shtrire.
  2. Pastroni plagen ne menyre qe te evitohet infeksioni nga mikrobet. Pastrimi mund te behet me  uje te paster apo palloma te lagura pa-alkool.  Mos perdorni antiskeptik, pasi qe ato mund te demtojne lekuren.

  3. Perdorni fashe sterile.
  4. Shtypeni plagen me ane te gishtit apo dores duke bere presion. Per plage te lehta tek personat qe nuk kane problem me koagulim, gjakderdhja ka mundesi te ndalet brenda 10 minutave.

Nese jo, atehere vizitojeni spitalin.

Kerkoni ndihme mjeksore nese gjakderdhja nuk ndalon edhe pse ju e shtypni plagen me gisht apo dore.

Qysh me i ditë përfitimet nga çaji kamomil?

Qysh me largu erën e keqe të gojës?