Qysh Me i Mësu Femijeve Organizmin?

Shumica e fëmijëve janë paksa kaotikë dhe të paorganizuar. Fëmijët tuaj ndoshta lëvizin nga njëra gjë në tjetrën, duke i harruar librat në kopsht, duke lënë peshqirët në tokë, duke mos kryer detyrat të cilat i kishin filluar.

Ju do të dëshironit që ata të jenë më të organizuar dhe më të koncentruar në përgjegjësitë që i kanë. Por a është kjo e mundur? Po, është e mundur. Disa fëmijë janë të organizuar natyrshëm, por sa i përket të tjerëve, organizimi është një aftësi që mësohet me kohë.

Me anë të një ndihme të vogël, fëmijët mund të zhvillojnë një qasje efikase në kryerjen e detyrave. Dhe ju jeni personi përkryer që t’i mësoni këtë, madje edhe nëse ju vet nuk jeni edhe aq të organizuara!

Si ta arrini?

Në mënyrë që fëmijët ta kenë më të lehtë përballjen e temës së organizimit, më së miri është që, çdo detyrë ta shtjelloni në këta tre hapa.

Të organizoheni-nuk nënkupton që fëmija duhet të vijë aty ku duhet të jetë dhe të mbledhë gjërat e nevojshme për të kryer detyrën.

Të mbani koncentrimin-d.m.th. të jeni të përqendruar në detyrë dhe të mësoni të thoni “jo” për gjërat që tërheqin vëmendjen.

Të kryeni detyrën-d.m.th. të kuptoni, të kontrolloni dhe të përfundoni punën tuaj, siç është të mos harroni që t’i vendosni në çantë që të jenë të gatshme për ditën e nesërme.

Kur fëmijët t’i kenë mësuar njëherë këto hapa, mund t’i kryejnë detyrat e veta në mënyrë të pavarur.

Burimi: Zeri.Info

Qysh me ditë pse fëmijët bëhen agresivë?

Qysh me e zhvillu ndjenjën e dhembshurisë tek fëmijët?