Qysh me i mbrojtë sytë?

Miopia prek një në çdo tre persona ose rreth 33% të njerëzve, sipas statistikave evropiane, ndryshe nga 20% sa ishin në vitet e 70-ta. Andaj ekspertët japin disa këshilla praktike për të mbrojtur sa më shumë sytë.

qysh me i mbrojte syte

Përplasja e qepallave – Kur qëndrojmë para kompjuterit apo telefonit, duhet ti përplasim sa më shpesh qepallat, pasi në të kundërt sytë thahen dhe shkaktojnë dëmtime të përkohshme dhe djegie të tyre.

Vizitë e përvitshme e syve – Është një kulturë e mirë mjekësore vizita një herë në vit te doktori për të parë gjendjen e syve, në mënyrë që të shpëtoni qoftë edhe me ndonjë ilaç, pa përfunduar te syzet.

Largoni sa më shumë kompjuterin apo aparatet elektronike – Mos qëndroni me fytyrën ngjitur pas kompjuterit, smartphone etj. Duhet ta largojmë sa më shumë të jetë e mundur nga sytë tanë, për të limituar në maksimum dëmtimin e syve.

Dritë – Është e rëndësishme që në vendin e punës të keni një ndriçim të plotë, si me diell kur është ditë, edhe në darkë, nëpërmjet ndriçimit të llambave apo neoneve.

Qysh me largu kokëdhimbjen me kripë?

Qysh me i ditë dobitë nga vitamina D?