qyshmetro-join-our-family

Qysh Me i Marr Antibiotiket?

Shërimi me antibiotikë zgjat më së paku 5 deri në 7 ditë (në rast të inflamacionit të mushkërive më gjatë). Antibiotikët ndikojnë disa orë apo disa ditë, varësisht nga infeksioni. Terapia nuk bën të ndërpritet pas përmirësimit të parë të gjendjes, sepse është e mundshme që infeksioni kërpudhor të kthehet.

antibiotik

Antibiotikët patjetër duhet të merren çdo ditë në intervale të caktuara kohore. Antibiotikët duhet të merren me ujë apo me çaj. Antibiotikët nuk bën të merren me prodhime qumështi, sepse e zvogëlojnë ndikimin e tyre. Prodhimet e qumështit mund të konsumohen, por vetëm në mesin e intervalit kohor të antibiotikëve.

Këto barna nuk i shkatërrojnë vetëm bakteret e rrezikshme, por edhe ato të dobishmet, siç janë bakteret në gavrën e gojës dhe në zorrë. Kjo çon në çrregullimin e florës së zorrëve, andaj shpesh shfaqet diarreja. Antibiotikët të cilët çojnë në shfaqjen e diarresë janë ata të spektrit të gjerë: ampicilina, amoksicilina, cefalosporina.

Gjatë terapisë këshillohet marrja e probiotikëve, si mbrojtës të florës së zorrëve. Është me rëndësi të thuhet që disa antibiotikë janë fotosensitivë. Kjo domethënë që përdorimi i tyre dhe ekspozimi ndaj diellit do të çojnë në ndryshim alergjik të lëkurës.

Burimi:/Telegrafi/


Nëse keni diçka për të shtuar në temë ju lutem shkruani poshtë tek komentet.

Përgjigju

Email adresa nuk do të publikohet.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>