Qysh me i lexu SMS-at që i keni fshi nga iPhone?

Funksioni delete te sistemi i Apple ne iPhone sa i perket mesazheve perkatesisht SMS-ave, funksion si soft delete. Çka dmth kjo? Edhe pas fshirjes, mesazhet ne iPhone-in tuaj mbesin te ruajtura ne ~/Library/SMS directory si nje fajll me emrin sms.db . Ne vazhdim do te ju tregojme per nje metode qe ju lejon ti qaseni mesazheve te fshira, por qe kane mbetur te ruajtura ne SMS databazen  e iPhone-it.

  1. Lidheni iPhone-in me kompjuterin tuaj duke perdorur programin iTunes, dhe krijoni nje backup
  2. Downloadoni dhe instaloni programin TextPad
  3. Hapeni programin TextPad
  4. Zgjedhni opcionin Search > Find in Files
  5. Plotesoni hapesirat sikurse eshte treguar ne fotografine e meposhtme:
  6. Vini re: Ne hapesiren In Folder, direksioni per lokalizimin e backupit varet nga username ne kompjuterin tuaj, pra sigurohuni qe direksioni te jete ne rregull. Shembull: c:Documents and Settings[username i juaj]Application DataApple ComputerMobileSyncBackup
  7. Klikoni opcionin Find
  8. Ne dritaren me rezultatet e kerkimit nga programi TextPad do te shihni se paku nje rezultat (edhe ne rast se do te keni me shume rezultate nuk ka problem, pasi qe te gjitha do te ju japin SMS databazen e njejte
  9. Double-click ne njerin prej rezultateve te kerkimit, dhe do te hapet dritarja me SQLite fajllin. Shumica e asaj qe do te shihni do te jete kod qe nuk ju hyn ne pune, por nje pjese e konsiderueshme e tekstit do te jene mesazhet qe i keni fshi me heret.

Nese deshironi qe keto mesazhe ti fshini pergjithmone nga iPhone i juaj, atehere thjeshte selektojeni tekstin qe paraqet mesazhin dhe fshijeni  me backspace. Me pas kthejeni backupin ne iPhone-in tuaj.

  • jahir

    shume faqe e mire jeni. hallall a. a mundeni mem kallzu dhe me epubliku naj tekst apo naj video se qysh muj mi gjet do sms qe i kam fshi ne samsung galaxy 3. shume flm