qyshmetro-join-our-family

Qysh Me i Largu Dhimbjet e Kokes?

Të frikësuar se dhimbja e kokës do të shfaqet pas pak dhe nuk do të largohet? E vuajmë gati të gjithë në një kohë të caktuar, por gjetja e shkakut mund të na ndihmojë ta largojmë dhimbjen e kokës.
Ekzistojnë 14 loje të ndryshme dhimbje koke, por që ndahen në dy grupe të përgjithësuara. Dhimbje primare ku përfshihen dhimbjet e kokës nga migrena, dhimbje koke të tipit tensiv, dhimbje koke të tipit “cluster” dhe nga mbidoza e ilaçeve. Dhimbjet sekondare janë përgjithësisht simptomë e një sëmundje tjetër. Pra, nëse jeni ftohur dhe keni sinuset e bllokuara, kjo mundtë rezultojë në dhimbje koke.

Cili është problemi yt?

MIGRENA
Ndien…Dhimbje pulsuese, zakonisht të njëanshme, ndjenjë të vjeljes, bezdi nga drita dhe zhurma.
Përse? Kimia e trurit ndryshon. Një rënie e nivelit të serotoninës shkakton zgjerimin e enëve të gjakut në tru nga ku nxite çlirimi i substancave që provokojnë dhimbjen.
Çfarë duhet marrë? Vlerëso shpeshtësinë e krizave. Në rastin kur krizat janë deri dy në muaj atëherë rekomandohet vetëm mjekimi i tyre. Çelësi i mjekimit të krizës migrenoze është marrja e mjekimit sa më të shpejt që të jetë e mundur. Përdoren analgjetik të ndryshëm si acidi acetyl salicilik (aspirin) 1000 mg, ibuprofen (nuk duhet përdorur në sëmundjet e stomakut si ulcerë, gastrit si dhe kur jua ka ndaluar mjeku), paracetamol. Kur kriza ka filluar, ndër preparatet më të efektshëm,e janë frenuesit e receptorëve 1 të serotoninës (supratriptani etj.).
Mund të ndihmojë mjeku. Po. Kush vuan më shumë se dy kriza në muaj atëherë i rekomandohet përdorimi i terapive mbrojtëse për disa muaj, qëllimi i të cilave është rrallimi i krizave. Këtu mund të përmendim preparate si antiodepresivë triciklikë, betabllokues etj. Trajtime me betabllokues mund të ndihmojnë të parandalojnë dilatatimin (zgjerimin e enëve të gjakut); antidepresivët mbajnë metabolizmin e trurit në kontroll; dhe triptanët rrisin nivelin e serotoninës – një neurotejçues në tru.
Shmang…Duke mbajtur ditar për të përcaktuar shënjestrën. Të përfshihen vaktet pa ngrënë, ngrënia e ushqimeve të caktuara (djathi, çokollata, vera e kuqe, etj), shumë apo pak gjumë, një udhëtim apo fluturim i gjatë, stresi, dritat e forta dhe zhurma e madhe, si dhe krizat e dhimbjeve të kokës. Kështu e njihni më shumë sëmundjen dhe rrethanat e shfaqjes së krizës migrenoze.


Nëse keni diçka për të shtuar në temë ju lutem shkruani poshtë tek komentet.

Përgjigju

Email adresa nuk do të publikohet.