Qysh me i krahasu dokumentet e bashkangjitura në email?

Email është mjeti që e përmendim çdo herë kur kemi të diskutojmë për produktivitet. Në të shumtën e rasteve shkakton vonesa për t’i kryer punët reale duke u marrur me emaila, andaj ekziton një vegël që e thjeshton përdorimin e emailit. Është shtesë (extension) në Google Chrome që quhet Draftable for Gmail, e cila e bën më të lehtë t’i gjejmë dokumentet e bashkangjitur të cilët, edhe mund të përzihen në një bisedë të gjatë në emaila në mes personave të njejtë.

Screen Shot 2014-07-11 at 14.42.02

Tentimi për të gjetur verzionin e duhur të dokumentit di të jetë makth i vërtetë, pasi që askush nga dërguesit nuk merr mundin që t’i shtoj numrin e verzionit dokumentit të përditësuar. Për këtë do të ju ndihmoj Draftable for Gmail.

Draftable for Gmail i duhet në fillim pak kohë para se të filloj punën. Mund t’i duhet kohë deri në një ditë në mënyrë që t’i indeksoj të gjithë emailat. Në momentin kur të përfundoj indeksimi, mund t’a hapni një bisedë ku keni shkëmbyer mjaft emaila me dokumente të bashkangjitura dhe Draftable for Gmail do t’i listojë të gjithë verzionet e dokumenteve në anën e djathtë duke ju treguar se kur është pranuar dokumenti dhe të njëjtën kohë do të vendos numrat e verzioneve.

Qysh me i krahasu dokumentet e bashkangjitura në email?

Çka e bën edhe më të veçantë këtë shtesë është që di të krahasoj dy dokumente për dallimet që i kanë në mes vete. Klikoni në Compare dhe zgjedhni dy dokumente për t’i krahasuar. Do të hapet një dritare e re ku do t’i shfaqe dallimet në mes të dy dokumenteve.

Qysh me i krahasu dokumentet e bashkangjitura në email? 1

Përveç krahasimit të dokumenteve dhe listimit të verzioneve të tyre, Draftable for Gmail mundëson edhe kërkimin e emailave me dokumente nga persona të caktuar.

Qysh me i krahasu dokumentet e bashkangjitura në email? 2

Dhe për fund edhe një veçori tjetër interesante e kësaj shtese është se nëse vendosni kursorin e mausit mbi ndonjë dokument të paraqitur në listën në anën e djathtë, do të ju shfaqen opsionet që të dërgoni atë dokument në ndonjë email të ri, t’a shkarkoni atë, apo natyrisht edhe t’a hapni.

Qysh me i krahasu dokumentet e bashkangjitura në email? 3

Draftable for Gmail është mjaft mirë i integruar me pamjen e Gmail dhe është mjaft funksional.

Instalo Draftable for Gmail nga Chrome Web Store

Qysh me apliku për kredit kartelë Amerikane falas?

Qysh me kërku më sakt në Google?