Qysh Me i Jep Foshnjes Ilaçe?

Për fillim pregatitini të gjitha (shiringën apo lugëzën), mateni sasinë e ilaçit, por shmangni pregatitjen e ilaçit para fëmijës. Në fillim lozni me të, në mënyrë që foshnja të jetë më e relaksuar. Nëse keni dikë që mund të ju ndihmojë, le ta mbajë ai person foshnjen në krahë dhe le të mundohet ti tërheq vëmendjen, ndersa ju i vendosni shiringën në gojë nga anash dhe lehtësisht i lëshoni ilaçin në mes të faqeve dhe dhëmballave, sepse në atë mënyrë më pak do ta ndjejë shijen e ilaçit, dhe ka më pak mundësi që ta pështyj. Nëse nuk e keni dikë që t`ju ndihmojë, mbështilleni foshnjen me batanije, sepse në atë mënyrë do të lëvizë me pak. Në fund jepini të pijë qumësht ose jepini biberonin.

  • Çfarë të bëj nëse foshnja ime e refuzon ilaçin?

Nëse foshnja bërtet dhe qan në kohën kur duhet të marrë ilaçin, mundohuni që ta hutoni me truke në mënyrë që ta qetesoni: Provoni së pari në ndonjë mënyrë ti tërhiqni vëmendjen, këndojini ndonjë këngë, lexojini ndonjë libër, apo shikoni ndonjë film vizatimor, dhe kur të jetë qetësuar pakës, jepini ilaçin dhe më pas biberonin me qumësht, ujë apo çaj. Nëse nuk ju shkon për dore ti jepni shurupin me shiringë, mundohuni t`ia jepni me anë të kapakut të shurupit apo me ndonjë lugëz. Si variant i fundit le të jetë edhe biberoni i pastër por vetëm në rastet kur i jepni ilaç në formë pluhuri i cili tretet me ujë.

  • Çfarë te beje nëse foshnja e pështynë apo e kthen ilaçin?

Nëse foshnja juaj e pështyn apo kthen ilaçin, dhe nëse ju duket që e ka kthyer tërë dozën menjëherë apo në kohën prej 5 deri në 10 minuta, jepini përsëri tërë dozën e ilaçit. Nëse e kthen pas 20 minutash, mos ia jepni ilaçin përsëri, por gjithsesi duhet vërtetuar shkakun e pështyerjes, prandaj më së miri është që të konsultoheni me mjekun tuaj.

  • A duhet të konsultohem me mjekun sa herë që foshnjes time i jap ilaçe?

Dozimi ilaçit ndryshon varësisht nga pesha e foshnjes dhe mjeku do tju përshkruajë sasinë e saktë e cila i nevojitet foshnjes. Ai do tju tregojë saktësisht kohën dhe mënyrën e përdorimit të ilaçit të cilës duhet ti përmbaheni në mënyrë strikte. Po ashtu, gjithmonë lexoni udhëzimin që gjendet në paketim të ilaçit, dhe nëse keni diçka të pa qartë pyesni farmacistin apo pediatrin në mënyrë që ti sqaroni dyshimet.

  • Çfarë nuk duhet të bëj në asnjë mënyrë gjatë dhënies së ilaçeve?

Në asnjë mënyrë mos i jepni foshnjes terapinë e përshkruar për fëmijën tjetër apo për personat e rritur! Asnjëherë mos i jepni foshnjes ilaçin me shishe gjatë qëndrimit shtrirë sepse mund ti pengojë frymëmarrjen. Asnjëherë mos i jepni foshnjes ilaçe më shumë se sa e keni në udhëzim dhe mbajeni ilaçin në vendin larg kontaktit me fëmijën. Nëse ndonjë ilaç nuk iu ka përshtatur fëmijës tuaj, shmangni ripërdorimin e tij. Nëse foshnja juaj ka temperaturë mos i jepni shumë ilaçe përnjëherësh. Për fillim mundohuni ti ulni temperaturën me ndonjë shurup apo me dush të shpeshtë. Pas uljes së temperaturës mund ti jepni ilaçin të cilin iu ka përshkruar mjeku.

  • A mund të ketë foshnja alergji në ilaç?

Po. Neveria, të vjellat, diarrea, ënjtja e lëkurës, mund të jenë të gjitha këto reaksione pas marrjes së ilaçit. A është më mirë ti jepet foshnjes ilaçi në formë të lëngshme apo të ngurtë? Për fëmijët e vegjël më të pranueshme janë ilaçet në formë shurupi apo pluhuri, të cilat më së miri është ti jepni me shiringë (natyrisht pa gjilpërë!). Foshnjave dhe fëmijëve të vegjël në asnjë mënyrë nuk duhet dhënë ilaçe në formë tabletash!

  • Në çfarë duhet të kem kujdes?

Është shumë e rëndësishme që mjeku tju përshkruajë informacionet e mëposhtme kur iu përshkruan ilaçet për fëmijën:

Sa herë në ditë duhet të merret ilaçi?
Çfarë sasie të ilaçit duhet marrë?
Sa ditë rradhazi duhet të marrë fëmija ilaçin, edhe në rast se përmirësohet gjendja?
A duhet të zgjohet fëmija gjatë natës për të marrë ilaçin?
A egzistojnë kontraindikacionet dhe nëse po, cilat janë ato?/bebaime/

 

Qysh me pasuru edukimin e Fëmiut?

Qysh me pergatit Fëmiun për ditën e parë në Shkollë apo Çerdhe?