Qysh Me i Impresionu Profesoret Tuaj?

Profesoret. Ne te gjithe mendojme per ta si njerez qe mund te ta ulin noten – edhe jeten. Por ne realitet, e dijme qe ata jane njerez normal si ne. Ata flejne naten, enderrojne se cfare shohin ne TV, zgjohen nga gjumi edhe pse mund te jene te lodhur si ne, shkojne ne shkolle, etj… Sidoqofte, disa profesor mund te kene problem me temperament. Edhe nese e doni apo e urreni profesorin tuaj, ju serish shpresoni ta impresiononi. Gjithmone eshte mire t’i qendronoi anes se mire.

profesor

Sigurohuni qe jeni veshur pedant. Pastroni dhe/ose hekurosini te gjitha rrobat qe do t’i veshni neser ne shkolle. Rrobat zhag per toke mund te ju bejne te dukeni cool para shokeve, por jo para profesorit. Mendoni se ckafi mund te ju rregulloj jeten perpara, shoket, apo profesori.

Shkoni ne shkolle me kohe. Mos u vononi, sepse ne disa shkolla nese vonoheni disa here do t’ju largojne. Kjo tregon papergjegjesi, andaj provoni te jeni te hershem. Nese ndodh qe jeni vonuar njehere, mos provoni te gjeni arsye. Profesoret nuk mashtrohen lehte, pasi qe kane pervoje shume vjecare me arsye te tilla.

Flisni me profesoret tuaj pasi qe edhe ata jane njerez. Vetem thuani ndonje pershendetje miqesore si p.sh. “Tung, qysh kaluat ne vikend?” dhe flisni pak edhe per veten tuaj. Profesoret do te miqesohen me ju nese e kuptojne qe nuk e keni synimin vetem te nota e mire. Kurre mos flisni keq per profesorin tuaj ne public, nuk ka rendesi sa e pelqeni. Kurr nuk e dini se kush mund ta marr vesh.

Shkoni ne shkolle te pergaditur.  Pergadituni per cdogje. Merrni me vete te pakten dy lapsa, gomen, theksuesin, librat. Mos harroni te merrni edhe gjerat tjera te cilat ju cakton profesori, si p.sh. kalkulatorin apo vizoren.

Uluni ne uleset e para ne klase nese jane te lira. Kjo do t’ju ndihmoj  te fokusoheni me mire gjate ores se mesimit se sa po te ishit ulur ne fund. Studimet tregojne qe profesoret ne pergjithesi i pelqejne me shume studentet qe ulen perpara. Uluni drejt dhe mos rri shtrember, pasi qe kjo tregon qe ju jeni te kujdesshem dhe jeni aty per te mesuar.

Mos mungoni ne klase. Mungoni vetem nese me t’vertet keni nevoje (p.sh. semureni kronikisht, temperature te larte, operacion, problem ne familje, etj.). Kur te vini ne shkolle tregoni profesorit para se te hyje ne klase se perse keni munguar. Merrni detyrat e shtepise nga shoket tuaj, dhe perfundoni te gjitha qe t’ju tregoni profesorit kur te ktheheni ne shkolle.

Keni vemendjen ne klase. Perderisa profesori flet, shikojeni ne sy, ne tabele, dhe merrni shenime – edhe nese profesori juaj nuk kerkon nga ju. Largoni te gjitha gjerat qe mund te ju humbin koncentrimin. Fikeni celularin, mos degjoni muzike ne iPod, mos flisni me shoket ne klase. Nese kjo eshte e vesthire per ju, athere uluni sa me larg shokeve tuaj.

Merr pjese ne klase. Beni pyetje qe kane te bejne me mesimin dhe komentoni ne ate se cfare po flet profesori. Provoni te participoni te pakten tri here ne dite. Mos dominoni diskutimin ne klase – profesoreve nuk ju intereson personi qe tenton te kete vemendjen maksimale. Mos keni frike te kerkoni nga profesori te perseris nese dicka nuk keni kuptuar. Shumica e profesoreve do te respektojne nese ju pranoni se nuk keni kuptuar dicka.

Rrini pas ore per te kerkuar ndihme. Kjo eshte vecanerisht e nevojshme para diteve te ndonje testi te madh. Nese keni qene ne te pakjarte gjate klases, athere kushtojini te pakten gjysme ore pas klases.

Beni detyrat e shtepise. Detyrat e shtepise mund te bejne pjese te madhe ne noten finale te asaj klase. Menaxhoni kohen, dhe beni detyrat sa me heret qe te mundeni.

  • xhejlan

    jo keq

  • xhejlan

    jo keq

Qysh me kuptu pasqyrimin matematik?

Qysh me kuptu ligjin e thyerjes së dritës?