Te Rejat ne Facebook?

Mark Zuckerberg assesi nuk ndalet së befasuari përdoruesit e Facebook-ut, me ndryshimet e reja, aplikacionet, opsionet… Sa është kjo e mirë apo e keqe, është herët të vlerësohet. Megjithatë, nëse shfrytëzoni Facebook gjithsesi që duhet t’i dini të gjitha detajet për gjashtë aplikacionet e reja të cilat do të paraqiten në profilin tuaj për disa javë.

Pamja e re e profilit

Pamja e re e përmirësuar nga tani quhet Timeline dhe duket krejtësisht ndryshe, sipas fjalëve të Zuckerberg-ut është më e mirë, pasi ka fokus të ri në ngjarje dhe fotografi. Tani përdoruesi mund të zgjedhë cilat aktivitete dëshiron në mënyrë kontinuale t’i ndajë me të tjerët, çka dëshiron në veçanti të potencojë nga jeta e tij që nga ky moment e deri te dita e parë kur është kyçur në Facebook.

 

Mënyra e re për interaksion dhe ndarje

Përdoruesit tani mund të lidhen në mënyra të reja me ato që vihen në mur. Përkrah “like-t” të videos, tekstit dhe mesazheve mund “të kyçeni” në atë që janë duke bërë miqtë tuaj, për atë që mendojnë apo bëjnë në atë moment. Këto ndryshime janë bërë falë platformës së re të hapur grafike të Facebook-ut.

 

Aplikacione të cilat automatikisht ndërrohen

Facebook bëri partneritet me numër të madh të uebsajteve dhe ekspertët për përpunimin e aplikacioneve që të sigurohet përmbajtja e cila mund të ndahet dhe të shfrytëzohet në platformën e këtij rrjeti shoqëror. Në mesin e këtyre aplikacioneve janë ato muzikore si Spotify dhe Rhapsody, “streaming” aplikacionet për video “Netflix” dhe “Hulu” dhe shumë të tjera.

 

Video të dhënat me miqtë

Open Graph e re ka sjell video integrimin e përmirësuar në platformën Facebook. Falë kësaj përdoruesit do të mund të shikojnë së bashku filma, drejtpërdrejtë në Facebook.

 

Zbulimet e reja në muzikë

Facebook-u i ri i përmirësuar dëshiron t’ju ndihmojë përdoruesve që “të zbulojnë” muzikën. Për këtë qëllim ky rrjet shoqëror do të laksojnë ndonjë lloj të “labelës” muzikore e cila do të shfaq njoftimeve specifike dhe risitë sikur edhe këngët të cilat momentalisht janë të popullarizuara dhe të cilat këngë i dëgjojnë miqtë.

 

Tregime të reja në kuadër të Facebook-ut

Tani kur disa nga miqtë tuaj vënë ndonjë tregim apo lajm i cili u pëlqen mund edhe ju ta lexoni në Facebook.

Burimi: Zeri.Info

Qysh me i shiku veprimet tuaja në facebook?

Qysh me rritë numrin e "likeve" në faqen tuaj në facebook?