Qysh me i deponu paratë në afat rekord për 1 minutë? [Video]

Sot, përmes teknologjisë që Banka ProCredit ka në dispozicion, ju mund ti adaptoheni jetës dinamike dhe të kryeni punët tuaja bankare shumë më lehtë dhe shpejt duke u shërbyer në Zonat 24/7 të cilat ofrojnë këtë mundësi – pra deponimin e parave përmes bankomateve.

  • Klientët mund të deponojmë deri në 50 bankënota në bankomat që arrijnë vlerën jo më të madhe se 9,995 Euro.
  • Bankënotat mund të jenë të ndryshme, prej 5, 10, 20, 50, 100, 200, 500 Euro.
  • Klientët, gjatë ditë, mund të realizojnë deponime në bankomat më shumë se një herë, me kusht që shuma e përgjithshme që ka deponuar klienti gjatë ditës nuk kalon shumën 9,995 Euro.

Në rast se realizoni deponimin prej orës 07:00 deri në orën 20:00, shuma në bilancin tuaj do të figurojë brenda 10 minutave. Ndërsa nëse depononi prej orës 20:00 deri në orën 07:00, shuma në bilancin tuaj do të figurojë pas orës 07:00 të mëngjesit.

Klikoni Zonat 24/7 për lokacionet më të afërta.

Shiko videon udhëzuese për të deponuar paratë për 1 minutë?

Sa para mund t’i tërhiqni në bankomat [Video]

Qysh me i deponu paratë në afat rekord për 1 minutë? [Video]