Qysh me i bo flokët kaçurrela të qëndrueshme me limon?

Kujdesi për flokët kaçurrela është i vështirë pasi që sado rëndësi dhe kohë që i kushtoni, flokët ju drejtohen përsëri brenda disa orëve. Sa herë që i rregulloni flokët që të duken kaçurrela, përdorni teknikën e spjeguar këtu dhe do të mahniteni nga rezultati.

floket kaqurrela
Limoni me Vitamin C dhe vlerat tjera ushqyese ndihmon në qëndrueshmërinë e kaçurrelave.
Nëse aplikoni limonin direkt në flokët tuaja, kaçurrelat do të qëndrojnë më gjatë, por nëse i keni flokët e thatë është mirë që lëngun e limonit ta tretni duke e përzier me ujë.  Merrni një shishe sprej dhe mbusheni rreth 50 ml me ujë, më pas në të shtrydhni limonin. Limoni ka efektin e zbardhimit nëse i ekspozoheni diellit.

Gjërat që ju duhen:

  • Krehër për flokë
  • Shnolla
  • Llokne
  • Limon
  • Shishe sprej

floket kaqurela me limon

Para se të fleni, lani dhe terni flokët. Krehni flokët dhe ndani në disa pjesë që ta keni më lehtë t’i lidhni lloknet. Për kaçurrela të vogla dhe të ngushta flokët i ndani në pjesë të vogla, ndërsa nëse dëshironi kaçurrela të mëdha atëherë flokët i ndani në pjesë më të mëdha.
qysh me i bo floket kaqurrela
Merrni gjysmën e limonit dhe fërkoni pjesën e flokëve që e keni kapur. Vazhdoni të fërkoni flokët deri sa të duken të lagura. Krehni pjesën e lagur dhe lidheni me llokne.
floke kaqurrela
si ti beni floket kaqurrela
Përsëritni procesin deri sa të keni përfunduar me të gjitha pjesët e flokëve
floket me llokne
Kur të zgjoheni në mëngjes, largoni lloknet dhe mahnituni nga rezultati
floket kaqurrela

  • Valbona arifi

    por ju nuk e treguat se si ti bejmm me sprej sepse direkt me limon flokt na vehet te forta shum tthata ..? ju lutem me tregoni

    • adimin

      me spreh i ban me i lag dhe i mbeshtjell me llokne i len deri ne mengjes..

      • anisa

        po shum mir

  • leyla

    shum buku<3

  • Albijona Sylejmani

    edhe un du mi ba qishtu

Qysh me largu ngjitësin nga lëkura?

Qysh me i ditë ushqimet që përmirësojnë tretjen?