Qysh me humbnë peshë gjatë natës?

Shumica tashmë mjaltin e përdorin në ushqim si përbërës shërues dhe i shëndetshëm, derisa kanella, erëza e preferuar bën pjesë në shumë ëmbëlsira. Mirëpo, ende nuk është i njohur mirë kombinimi magjik i këtyre përbërësve, pasi që e përshpejtojnë metabolizmin dhe me këtë rast ndihmojnë në heqjen e kilogramëve shtesë. Elementi më i rëndësishëm në ndikimin e lëngut nga mjalti dhe kanella është koha kur e pini atë. Në fakt, gjysma konsumohet para gjumit, ku do ta përshpejtojë metabolizmin, e gjysma tjetër në lukth të thatë në mëngjes kur ndikon fortë në gjakrrjedhje dhe në organizëm.

Përbërësit:

-2 lugë të mëdha mjaltë;

-1 lugë kanellë;

-250 ml ujë.

Përgatitja:

Vloni ujin, e hidhni mbi kanellë e kur të ftohet shtoni mjaltin dhe i përzieni mirë. Gjysmën e parë e pini para se të shkoni në gjumë, e gjysmën tjetër në mëngjes në lukth të thatë. Elementi i dytë i rëndësishëm i dobësimit në gjumë është edhe lirimi i organizmit nga uji tepricë. Për këtë, duhet të pini çaj nga luleradhiqet.

Qysh me e largu dhimbjen në muskuj?

Qysh me i shëru problemet në vezore?