qyshmetro-join-our-family

Qysh Me Humbë Peshë Shpejt?

Nëse dëshira juaj është të humbni peshë atëherë nuk jeni të vetëm. Megjithëse ekzistojnë mënyra të ndryshme për të hequr kilogram, humbja e shpejtë e peshës mund di të jetë e rrezikshme. Dietat e reklamuara, hapat dietal, apo edhe mos ngrënia për kohë të gjatë shkaktojnë komplikime të ndryshme shëndetësore. Sidoqoftë, nëse jeni të shëndoshë dhe poashtu të vendosur për të hequr peshë më shpejtë, ja disa teknika dhe këshilla se qysh me i mbërri qellimet e juaja afat-shkurtëra.

qysh me humbe peshe shpejt

 

DIETAT AFAT-SHKURTËRA

Qëllimi kryesor i shumicës së dietave është që të promovohen humbjet e shpejta të kilogramëve. Këto dieta janë zgjidhje afat-shkurtëra; nëse praktikoni këto dieta disa ditë me rradhë, ju mund t’i shkaktoni trupit dëme serioze. Gjithmonë duhet konsultuar mjekun para se të filloni çfarëdo lloj programi per humbje të peshës. Ja disa dieta të popullarizuara me udhëzime të thjeshta që rezultojnë në humbje të peshës për kohë të shkurtë.

1. Dieta me ujë. Kjo dietë përfshinë pirjen e ujit të ftohtë në sasi deri në 2 litra në intervale të rregullta.

qysh me - dieta e ujit

  • Pije një gotë ujë para çdo ngrënie ushqimi në mënyrë që të largoni apetitin duke ju bërë të ndiheni të mbushur.
  • Mos i shtoni ëmbëlsues apo shije të tjera ujit.
  • Mos i zëvendësoni ushqimet me ujë.
  • Merrni multivitamin ditor në mënyrë që të kompenzoni vlerat ushqyese që humbin gjatë urinimit më të shpeshtë pasi që jeni duke pirë më shumë ujë.

2. Dieta Detoksifikuese me lëngje frutash. Edhepse ekzistojnë disa variacione të detoksifikimit me lëngje frutash, shumicen e rasteve zgjasin nga një deri në tre ditë.

qysh me - dieta me lengje frutash

  • Vetëm lëngjet e frutave apo perimeve mund të konsumohen për këtë lloj diete.
  • Disa variacione të kësaj diete përfshijnë marrjen e vitaminave ose vlerave ushqyese vetëm me lëngje frutash, përderisa disa të tjera lejojnë vetëm një shujtë në ditë.
  • Lëngjet e pemëve konsumohen me qëllimin që të pastrojnë trupin nga toksinët dhe eliminojnë sasi të kryesisht të ujit nga sistemi juaj trupor.

3. Pastrimi total, Dieta me shurup, apo dieta me limonadë. Kjo dietë karakterizohet vetëm me lëngje.

qysh me - dieta me limonade

  • Pini nga 6 deri në 12 gota të përzierjes së limonadës, specit të kuq, ujit, dhe shurupit çdo ditë.
  • Kjo dietë duhet të praktikohet vetëm për humbje peshe afat-shkurtë dhe qëllimi i saj është detoksifikimi.
  • Sipas dëshirës mund të kombinoni edhe ujë të njelmët në këtë dietë.

4. Dita me supë të lakrës. Përmes kësaj diete mund të largohen deri në 5 kilogram për një javë.

qysh me - dieta me supe lakre

  • Kjo përfshinë ngrënien e ushqimeve me shumë pak yndyrë dhe shumë fibra.
  • Kryesisht duhet të pini supë të lakrës, por edhe mund të hani porcione të vogla të pemëve dhe perimeve, në raste edhe mish me oriz, si dhe minimumi 4 gota ujë dhe një multivitamin çdo ditë.
  • Dieta zgjatë 7 ditë dhe nuk rekomandohet si zgjidhje e përhershme për humbje të peshës në afat-gjatë për shkak të mungesës së vlerave ushqyese, të cilat nuk i konsumoni në këtë ditë.

5. Dieta pa kripë. Kjo dietë ndihmon të humbni ujë nga trupi.

dieta pa kripe

  • Në këtë dietë ju nuk mund të përdorni kripë në ushqimet tuaja në asnjë formë.
  • Duhet të përgatisni ushqim pa kripë në shtëpi dhe të mënjanoni ngrëniet jashtë shtëpise, përfshirë edhe restaurantet.
  • Duhet të pini ujë deri në 2 litra në ditë. Poashtu çaji i gjelbër preferohet të konsumohet në masë.
  • Kjo dietë nuk duhet të zgjasë më shumë se dy javë.
  • Është e rëndësishme të ceket që kjo dietë është më efektive te personat që mund ta mbajnë ujin më lehtë dhe më gjatë se të tjerët.

 

TRETMANET PËR HUMBJE PESHE

qysh me - sauna

Mënyrë tjetër e lehtë për humbje peshe shpejtë janë edhe tretmanet e dizajnuara posaçërisht për këtë punë. Spatë, saunat, apo edhe klinikat tjera të specializuara për shndërrimin e pamjes duke zvogëluar fryerjet, ngrehjen e lëkurës, apo largimin e lëngjeve të tepërta nga trupi, janë mënyrë e mire për humbje peshe. Këto procese ndihmojnë humbjen e peshës përkohësisht, por që rezultatet janë të menjëhershme dhe nuk përfshijnë dieta apo ushtrime.

  1. Mbështilleni trupin me minerale. Disa minerale ndihmojnë të largoni ca centimetra në bel, kofshë, dhe duar. Ky proces përfshinë mineralet që njëkohësisht detoksifikojnë trupin, zvogëlojnë celulitin, etj.
  2. Mbështilleni trupin me nxehtësi. Ky ndoshta është lloji më i zakonshëm i spa tretmaneve, i dizajnuar të detoksifikoj trupin dhe të stimuloj butësinë e lëkurës. Nxehtësia dhe masazha janë tretmanet më të shpeshta për dobësim të shpejtë.
  3. Shkoni në sauna. Saunat mund të rezultojnë me humbje të peshës në vetëm çerek ore në të.
  • Duhet të pini disa gota ujë që të kompenzoni lëngjet në trup që i humbni gjatë saunës.
  • Mbani në mend që koha në sauna duhet të jetë e kufizuar dhe jo më shumë se 15-20 minuta në ditë.
  • Njerëzit me probleme në zemër nuk duhet të shfrytëzojnë saunat, poashtu as fëmijët.

 


Nëse keni diçka për të shtuar në temë ju lutem shkruani poshtë tek komentet.

Përgjigju

Email adresa nuk do të publikohet.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

  1. Alboooz

    Plot sauna osht neper kosove eeeaaaakk!

  2. Mercuriale

    Dieta me Uj ma e lehta :P

  3. Fjolla

    Dieta me ujj ma e lett do e perdorii

  4. me

    Sauna nuk te ndihmon me humb peshe. Aty humb vetem ujin nga trupi

  5. asjkdsd

    dieta per dobesim ne sherohu .com

  6. asjkdsd

    aty ke dieta sa te duash

  7. edon1!

    qysh me maru supen

  8. diana

    me sop mas mirti edhe me uji

    • diana

      me uji <3

  9. nik

    Temat jane interesante dhe jeni për tu falenderuar.
    Kush ka respekt për trupin dhe paraqitjen tregon qytetari.
    Pikë shumë e dobët është drejtshkrimi i Shqipes në këtë rubrikë.
    Fjala qysh është në dialekt dhe nëse pretendoni të jeni gazetë për hapësirat gjithshqiptare vendosni nje redaktor të gjuhës Shqipe për të gjetur fjalën e duhur. Psh. Si ?
    Ndërtimi i fjalive është për te qarë.
    Me respekt një dashamirës i gazetës.