Qysh me humbë peshë me çaj të gjelbër?

Çaji i gjelbër është një ndër pijet më të shëndetshme, plot me antioksidues dhe shumë substanca që ndikojnë në shëndetin tuaj. Hulumtime të shumta kanë treguar se çaji i gjelbër ndihmon në shkrirjen e dhjamit dhe në humbjen në peshë.

Çaji i gjelbër dhe substancat që ndikojnë për humbje në peshë

Çaji i gjelbër është shumë më tepër se ujë i vluar me shije. Kur të pini çaj të gjelbër, në trupin tuaj shtoni substanca me efekte pozitive. Njëra prej tyre është kafeina, e çaji i gjelbër e posedon mjaftueshëm. Për kafeinën është vërtetuar se nxit shkrimin e dhjamit dhe shton fuqinë fizike.

Çaji i gjelbër dhe qelizat dhjamore

Substancat aktive nga çaji i gjelbër ndihmon procesit në lirimin e hormoneve që ndikojnë në shkrirjen e dhjamit. Antioksiduesit nga çaji i gjelbër ndikojnë në lirimin e enzimave që thyejnë dhjamin në grimca të imëta. Rezultati përfundimtar është, trupi  fillon ta përdor dhjamin si burim të energjisë, ju ndiheni më pak të lodhur e njëkohësisht pakësoni përqindjen e indit dhjamor.

Qysh me i trajtu majet e djegura të flokëve?

Qysh me i ditë trendet e fundit të grimit?