Qysh Me Hape Llogari te Kursimeve per Femije?

Mesimi i femijeve se qysh me kursy para mund te jete nje mesim i vlefshem per ta. Mund t’i leni femijet tuaj te depozitojne parate e tyre ne kasaforta te vogla apo ne kuti te kepuceve, ose mund te ngrisni nivelin e mesimit duke ju treguar se si mund te rrisin vleren e parave duke i investuar ne llogari te kursimeve.

Krahasoni opcionet e bankave, duke perfshire perqindjet vjetore te llogarise, shumen minimale qe kerkohet per te hapur llogarine, bilancin minimal qe nevojitet per te mirembajtur si dhe tarifat qe kane te bejne me llogarine. Nese femija eshte i rritur mjaftueshem, ai/ajo duhet te jete i/e perfshire ne kete process.

Zgjidheni pergjegjesin e llogarise. Cdo person nen moshen 18 vjecare duhet te kete nje pergjegjes te llogarise. Pergjegjesi ka qasje ne llogari dhe mund te merr te gjitha vendimet perderisa femije te arrije moshen e adoleshences. Ne ate pike, pergjegjesia e llogarise bankare transferohet tek femiu.

Shko ne banke me femijen. Vizita ne banke ndihmon femijen te kuptoj se ku do te mbahen te hollat e tij/saj. Poashtu vizita mundeson qe femija te nenshkruaj disa formular te nevojshem bankar. Disa banka do t’i kerkojne keto informata nga pergjegjesi i llogarise.

Duhet te plotesohet kushti per shumen minimale ne menyre qe te hapet llogarija e kursimeve me depoziten e pare.

Depozitoni te hollat ne llogarine e kursimeve. Lejoni femijen qe t’i dorezoje me doren e saj/tij parate tek bankieri. Ne momentin qe merr faturen, llogarija e kursimeve eshte hapur me sukses dhe do te filloje te akumuloj interesin.

Qysh me pasuru edukimin e Fëmiut?

Qysh me pergatit Fëmiun për ditën e parë në Shkollë apo Çerdhe?