Qysh me hap e-banking?

Përmes E-banking – web, Banka Raiffeisen ju ofron qasje të thjeshtë dhe të besueshme në shërbimet bankare 24 orë në ditë, 7 ditë në javë dhe ju mundëson:

  • Kontrollimin e bilancit të llogarisë,
  • Shikimin dhe shtypjen e gjendjes së llogarisë,
  • Ekzekutimin e pagesave vendore dhe ndërkombëtare për përfituesit e definuar më parë,
  • Rishikimin e bilancit të llogarisë së bashku me transaksionet e kryera në llogarinë tuaj
  • Shtypjen e informatave nga pagesat e ruajtura,
  • Ekzekutimin e pagesave komunale
  • Shkëmbimi i mesazheve elektronike me Bankën
  • Informata mbi kreditë që I posedoni në bankën Raiffeisen
  • Informata mbi produktet dhe kampanjat

Posedues i E-Banking WEB solucionit mund të bëhet cilido individ privat i cili ka një llogari të hapur në Bankën Raiffeisen. Mbajtësit të llogarisë i kërkohet të plotësojë dhe të nënshkruajë Aplikacionin e Raiffeisen E-banking për individë, i cili ju vihet në dispozicion nga Zyrtari për Marrëdhënie me Klientë në ndonjërën nga degët dhe nëndegët e Bankës ose duke bërë kërkesë në adresën elektronike https://ebanking.raiffeisen-kosovo.com/webbankKOSALB/loginCer.jsp?bank=RBKO

Shërbimi E-Banking shfrytëzon teknologjinë më të fundit të sigurisë që ndihmon në:

  • verifikimin e identitetit të secilit klient,
  • ruajtjen e të dhënave nga leximi dhe ndryshimi
  • trajtimin konfidencial të informatave tuaja

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni degët dhe nëndegët e Bankës Raiffeisen ose telefononi në Raiffeisen Direct në numrin 038 222 222.

Qysh me menaxhu llogarinë përmes e-banking të Raiffeisen Bank?

Qysh me ndihmu për bamirësi duke paguar me kartelë?