Qysh me gjetë emrin e fontit të webfaqeve në iPhone/iPad?

A keni hasur në ndonjë rast ku ju pëlqen jashtë mase ndonjë font në webfaqe dhe nuk keni ditur se qysh me gjetë emrin e atij fonti? Shtesa WhatFont të cilën ju mundëson t’a bëni këtë punë.

Screen Shot 2015-01-13 at 13.25.26

Hapi 1
Shkarkojeni WhatFont në App Store. Është pa pagesë.

Hapi 2
Hapni një webfaqe dhe selektoni një tekst për t’cilin doni t’merrni informata rreth fontit.

IMG_3697

Hapi 3
Tash prekni ikonën Share.

IMG_3698

Hapi 4
Rreshti i dytë i ikonave përmban Action Extensions. Kërkojeni në të djathtë ikonën More dhe hapeni.

Hapi 5
Këtu ju shfaqet një listë e shtesave (extensions). Gjejeni WhatFont dhe aktivizojeni.

IMG_3699

Hapi 6
Tani ju shfqet WhatFont direkt pasi t’a prekni ikonën Share, si në hapin 3.

IMG_3700

Hapi 7
Pra thjeshtë, e selektoni një tekst. E prekni ikonën Share, e prekni ikonën e WhatFont dhe ju shfaqen informatat rreth atij fonti.

Qysh me hap llogari në iCloud?

Qysh me shtu jetëgjatësinë e baterisë në telefon?