Qysh Me Gjet Passwordin e Wirelessit Ne Me Pak Se 5 Minuta?

Perdorimi i WEP per sigurimin e rrjetit tuaj wireless nuk preferohet pasi qe eshte shume lehte qe te gjindet passwordi juaj. Ne kete artikull do te ju tregojme se sa me te vertete eshte jo e sigurte WEP, dhe si mund te gjindet passwordi juaj nga dikush per me pak se 5 minuta.

Kujdes: Ky artikull ka qellim vetedijesimin tuaj per konfigurimin e routerit tuaj te wirelessit pasi qe me WEP nuk jeni te sigurte. Thyerja dhe perdorimi i rrjetit te huaj cilesohet si akt kriminel dhe denohet me ligj. Ne nuk marrim pergjegjesi nese kete mesim e perdorni per ceshtje ilegale.

Se pari duhet te keni nje bootable DVD te Backtrack5. Nese nuk e keni atehere shkarkoni Backtrack5 nga ketu: http://www.backtrack-linux.org/downloads/ dhe me pas krijoni bootable DVD.

Pasi ta keni krijuar, vendosni DVDn dhe ristartoni kompjuterin tuaj.

qysh-me-gjet-passwordin-e-wirelessit-ne-me-pak-se-5-minuta

Shtypni Enter per te startuar me Backtrack boot meny, dhe zgjedhni opcionin e pare

qysh-me-gjet-passwordin-e-wirelessit-ne-me-pak-se-5-minuta

Ne command line shkruani startx per ta shfaqur interfejsin grafik

qysh-me-gjet-passwordin-e-wirelessit-ne-me-pak-se-5-minuta

Pasi te hapet interfejsi grafik, hapeni nje terminal (ikona >_ ne pjesen e siperme te ekranit)

Filloni duke shkruar

iwconfig

Kjo komand do ti rendit te gjitha interfejset e rrjetit ne kompjuterin tuaj. Neve na duhet te gjejme wlan0, ath0, ose wifi0 – qe paraqesin kartela te wirelessit.

Tani duhet ta vendosim kartelen ne “monitor mode”. Kjo do te thote se ne vend te lidhjes se karteles me ndonje rrjet te caktuar wirelessi, ajo do te regjistroje informata nga te gjitha rrjetet qe jane ne afersi. Shkruani:

airmon-ng start wlan0

Nese gjithqka shkon mire, do te shihni nje mesazh qe thote: monitor mode enabled on mon0. Kjo do te thote se e keni kthyer kartelen ne modin e monitorimit.

wep password crack

Tani do ti skanojme rrjetet per te marre me shume informata rreth tyre. Shkruani:

airodump-ng mon0

Kjo komand do te ju jep te gjitha informatat per secilin rrjet ne afersi.

wep password crack

Gjeni rrjetin tuaj Wifi ne liste, dhe kopjoni numrin e gjate heksadecimal qe eshte ne kolonen BSSID (ky numer paraqet MAC adresen e routerit). Ne rastin tone rrjeti e ka emrin wep-network, dhe ne kolonen security mund te shohim qe eshte i siguruar me WEP. Hapi i radhes eshte qe kartela te fokusohet vetem ne paketat e ketij rrjeti. Kete e bejme me komanden:

airodump-ng -c <kanalil> -w <emri i fajllit dales> - -bssid <bssid including :'s> mon0

psh. per rrjetin me  BSSID 22:22:22:22:22:22 ne kanalin 11, e ruajtur ne fajllin me emrin “crackme”, do te shkruajme keshtu:

airodump-ng -c 11 -w crackme - -bssid 22:22:22:22:22:22 mon0

Pasi ta beni kete, do te shfaqet pamja e njejte por kesaj here do ti percjell data paketat ne nje fajll, dhe do ta analizoj vetem rrjetin qe e kemi caktuar.(pra nuk do te shohim listen e rrjeteve tjera).

Dy gjera te rendesishme per te cilat duhet te keni kujdes jane – se pari, pjesa e poshtme e ekranit tregon klientet e kyqur ne kete rrjet. Duhet te keni se paku nje person te kyqur ne kete rrjet ne menyre qe kjo te funksionoj. Se dyti, kolona me emrin #Data ne pjesen e siperme te ekranit. Kjo tregon se sa paketa te datave jane kapur deri me tani. Nese kemi pak fat, ky numer duhet te shkoj duke u rritur, por shume ngadale. Kur te arrije  5,000 – 25,000 do te mund ta thejme passwordin.

Hapeni nje terminal te ri duke shtypur SHIFT-CTRL-T dhe shkruani komanden ne vijim, ndryshoni pjeset me informatat tuaja perkatese. Adresa e client station shihet ne tabin airodump , ne pjesen e poshtme ku thote STATION. Kopjojeni dhe vendosneni ne vendin e duhur ne komande:

aireplay-ng --arpreplay -b <bssid> -h <client STATION address> mon0

Per shembull

aireplay-ng --arpreplay -b 22:22:22:22:22:22 -h 33:33:33:33:33:33 mon0

Pas nje minuti ose dy, do te mund ti shihni numrin e data paketave duke u rritur ne dritaren airodump, varesisht nga kualiteti i lidhjes suaj te wirelessit.

Pasi qe numri i data paketave e kalon 5,000, jemi gati te fillojme ti krakojme paketat. Hapeni nje terminal te ri dhe shkruani:

aircrack-ng -z -b <bssid> <emrin e fajllit dales nga me pare>*.cap

Emri i fajllit dales eshte ai qe e kemi caktuar me heret ne pjesen airodump. Ne kemi marre fajllin me emrin “crackme”. Mos harroni te vendosni “*.cap” ne fund te emrit te fajllit. Ne rastin tone komanda do te jete keshtu:

aircrack-ng -z -b 22:22:22:22:22:22 crackme*.cap

Nese keni mjaft paketa, passwordi to de ju shfaqet brenda disa sekondave. Nese jo programi do te prej per 5,000 paketa te reja, dhe me pas te fillon perseri. Ne rastin tone passwordi eshte gjetur me te arritur 35,000 paketa –  i tere procesi perfundoi per rreth 3 minuta.

crack wep

Nese ju jep passwordin ne formen heksadecimale 34:f2:a3:d4:e4 , atehere vetem largoni pikat dhe shkruani passwordin me numra dhe shkronja 34f2a3d4e4 .

Shpresojme qe ky artikull ju ka vetedijesuar sado pak qe te mos perdorni sigurimin WEP per rrjetin tuaj. Nese routeri juaj nuk mbeshtet forma tjera te sigurimit perveq WEP, atehere bleni nje router tjeter.

Nese ende nuk jeni bindur se nuk eshte mire te perdorni sigurimin WEP, atehere heren tjeter do te ju tregojme se si hakeret mund te qasen ne rrjetin tuaj dhe te ju marrin te dhenat personale si passwordat, fajllat, si dhe te monitorojne te gjitha veprimet tuaja ne internet.

 

Qysh me shkarku mp3 nga YouTube?

Qysh me fitu para online nga shorte.st?