Qysh Me Gjete Paqe?


Po kërkoni paqe? Këtu keni disa mënyra të relaksimit dhe qetësimit të mendjes tuaj. Me të vërtetë do përfitoni shumë, si në mendimet tuaja, veprimet dhe në ndjenjat tuaja të përgjithshme.

Gjeni një vend të veçantë, të qetë, brenda apo jashtë. Kjo do të ju ndihmojë të qetësoheni dhe të ndiheni të sigurtë.

Largoni çdo gjë që ju huton. Duhet të jeni të gatshëm që të mendoni.

Uluni në një vend relaksues. Ndihuni të rahatuar.

Vendosni duart në prehër ose në ndonjë pozicion tjetër të rehatshëm. Të ndjeheni të reatshëm gjithmonë është një gjë e bukur.

Mbyllni sytë.

Fokusohuni me kujdes në frymëmarrjen tuaj. Koncentrohuni në çdo nxjerrje dhe thithje të frymës.

Merrni disa frymëmarrje të gjata, me ndërprerje.

Mendoni një lumë të gjatë të gjarpëruar, për të arritur një qetësi më të madhe.

Relaksoni trupin dhe mendjen tuaj. Çdo gjë tjetër në këtë botë leni prapa.

Praktikoni këtë më shpesh. Praktika do ju perfeksionojë teknikat tuaja, dhe do ju bëjë të zbuloni dhe gjëra të reja.

Qysh me i ditë faktorët që ndikojnë në peshën tuaj?

Qysh me ndërtu mendime pozitive?