Qysh me gënjy për 1 Prill?

Aprilili.. Është fjala që dëgjohet më së shpeshti më 1 prill. Në këtë artikull do ju propozojmë disa ide se si t’i gënjeni njerëzit në këtë datë.

Aksidentalisht..
Në rast se njihni ndokë që ka lënë një letër të rëndësishme(projekt, letër të rëndësishme, detyrë shtëpie etj.) diku, është rrasti ideal për ju. Merrni një letër tjetër, të ngjajshme si ajo e rëndsishmja, dhe kopjojeni. Më pas, me një pije, zhyteni gjithë projektin që keni kopjuar, dhe kërkoni falje me zë. Kur të vij personi që e ka bërë projektin, sigurisht do inatoset, por në fund do qetësohet kur do i thoni: Aprilili..

Postera
Dizajnoni disa postera bindës, duke thënë se në qytetin tuaj po vjen një VIP për koncert. Do ishte mirë të ngjitnit posterat disa ditë para 1 prillit, që të mos vërehet. Gjithashtu bëni një fushatë sa më të fortë reklamuese brenda mundësive tuaja, duke i bërë njerëzit që thjesht të harrojnë që është 1 prilli. Kur ata do shkojnë për “koncertin”, do jetë shumë vonë..

Testimi
Kur të shkoni në shkollë, pyeteni një shok të klasës se “a është pregaditur për testin e sotshëm”. Një shok tjeter që do të konfirmonte atë që ju thatë, do e bënte më bindës “testin”.

Kontrolli
Përderisa viktima po shikon TV, rrini jashtë dhomës në dritare, dhe gjeni ndonjë mjet që do kontrollojë TV-në, dhe kohë pas kohe ndërroni kanalet, luani me volumin(zërin) etj.

Numri telefonik
Merrni disi telefonin e viktimës, dhe numrin regjistrojeni si numër zyrtar të kompanisë përkatëse për dërgim të njoftimeve (p.sh. Vala 900 e ka +551), dhe tanimë ju keni hapsira të shumta për të manovruar me viktimën. P.SH. mund të i dërgoni mesazh si: “Numri juaj është bllokuar”, “Keni pranuar një kredi prej 100 euro” etj.

Filmat
Shkoni në ndonjë “DVD Club” apo vend tjetër ku shiten filma bashkë me shokun tuaj viktimë. Kërkoni shokut që ai sot të zgjedhë filmat. Kur të shkoni në shtëpi, përderisa të bëheni gati dhe shoku juaj të jetë hutuar, ndërroni DVD-të duke vendosur filmat që ai urren më së shumti. Pastaj qeshni me shokun se si i DVD Club-i i “gaboi filmat”.

Mashtrimi i shefit
Në rrast se jeni të punësuar në një zyre, mirruni vesh me puntorët tjerë që të i bëni një “surprizë” shefit tuaj. Secili nga puntorët me anë të e-mailave, mesazheve, voicemailave, thirrjeve etj. të kërkoj pushim nga shefi, dhe atë secili me arsye të ndryshme.

Mashtrimi i të dashurit/burrit
Nëse jeni vajzë dhe keni të dashur apo burrë, është një rrast ideal për ju. Merrni një palë veshje të brendshme femrash, dhe vendosni në veturë para se të niseni për diku ose në ndonjë vend në shtëpi përderisa i dashuri/burri nuk është në shtëpi. Kur të jeni bashkë “kapeni” burrin në flagrancë duke “i gjetur” veshjet e brendshme. Pasi që ta nervozoni paksa, tregoni se ishte thjesht gënjeshtër për 1 prill.

Çelësi
Gjeni një çelës veture apo shtëpie identik si të viktimës, dhe ndërroni me origjinalin. Kënaquni së qeshuri kur të shihni se viktima do provojë me qindra herë çelësin që në fakt nuk është “i vërteti”.

Këto ishin vetëm disa nga miliona gënjeshtra që mund të i bëni. Nëse edhe ju dini ndonjë ide interesante, postojeni në koment.

  • Ramiz

    like a boss

  • Ramiz

    like a boss

Qysh me bo punim me ngjyra?

Qysh me festu ditën e numrit Pi (π)?