Rafaello

Përbërësit:

-1 margarine,
-2 pako kokos,
-300 gr. sheqer,
-250 gr. qumësht pluhur,
-1 sheqer vanileje dhe
-1 filxhan ujë.

Gatimi:

Së pari e lëmë të shkrihet margarinën, pastaj ja shtojmë ujin dhe sheqerin (nuk ben me lene shume gjate se behen te forta), e përziejme dhe ne fund ja qesim qumështin pluhur, sheqer vanilejen dhe njërën pako të kokosit. I përziejmë të gjitha bashkë pastaj i largojmë nga zjarri, kur të ftohen pak i bëjmë në toptha të vegjël me kokosin tjetër.

Qysh me përgaditë gurabi me susam?

Qysh me përgaditë ëmbëlsirë me qumësht?