Biskota Çaji

Perberesit:

  • 4 gota uji miell;
  • 1 filxhan çaji sheqer;
  • 1 filxhan çaji gjalpë;
  • 2 kokrra vezë;
  • gjysmë lugë kafeje sodë;
  • 1 filxhan kafeje kos ose ujë;
  • 2 lugë gjellë arra të grira.

Gatimi:

Ne një tas rrihen vezët me sheqer e gjalpë, pasi krijohet mase e njëllojtë, shtohet pak kos ose ujë dhe hidhet miell i situr dhe i përzier me pak sodë.

Zihet brumi dhe hapet në petë me trashësi 4-5 mm, pritet në forma të ndryshme, ose në mungesë të formës pritet me gotë.

Biskotat vendosen në një tavë të lyer me yndyrë në largësi nga njëra-tjetra, lyhen më të verdhat e vezëve dhe sipër hidhen arra të grira holle.

Piqni për 8-10 min dhe ato do të jenë gati për t’u shërbyer.

Qysh me përgaditë roladë bajader?

Qysh me përgaditë kek me vishnje?