Qysh Me Gatu Akullore ne Pete?

Përbërësit:

  • 7 të bardhë të vesë
  • 7 lugë sheqer
  • 1 filxhan qumësht dhe një lugë sheqer
  • Peta
  • 1 litër qumësht
  • 7 të verdhë të vesë
  • 2 pudingë vanilje
  • 1 margarinë
  • 200 gramë sheqer pluhur

Gatimi:

Tundni 7 të bardhët e vesë deri sa të fitoni masë dhe ia shtoni 7 lugë sheqer, një nga një. Kur kjo të jetë tundur mirë, ia shtoni pluhurin për pjekje dhe e piqni në 200 gradë. Kur te jetë pjekur, e zbutni me një filxhan qumësht në të cilin është shtuar një lugë sheqer.

E vloni një litër qumësht me 7 lugë sheqer. Të verdhtë e vesë të tundur me pluhurin e pudingut e derdhni në qumështin e vluar dhe e zieni derisa të fitohet një masë e dendur. Margarinën e tundur me sheqer pluhur i bashkoni me petën e pjekur dhe e qitni mbi koren e pjekur. Mbi të vendosni kremin e vaniljes.

  • DD

    shume e embel

  • DD

    shume e embel

  • DD

    shume e embel

Akullore me Portokall

Akullore me Cokolate