Qysh me fshi ndonjë email adresë e cila ruhet në web faqe?

Shpesh herë ndodhë që, kur ju i qaseni një web faqeje, aty ruhet ndonjë email adresë, emër përdorues i padëshirueshëm. Për t’i fshirë ato veq e veq, pra ndonjë të caktuar, atëherë përdorni hapat e thjesht në vijim. Fjala është për fshirjen e adresave që ruhen si në foton në vijim:

qyshm1

Hapi 1:
Vizitoni faqen në të cilën dëshironi të fshini email adresën e ruajtur apo emrin përdorues.

Hapi 2:
Klikoni në kutinë ku duhet shkruar emaili.

Hapi 3:
Pasi nën kuti të shfaqet emrin përdorues apo emaili që dëshironi ta fshini, vendosni kursorin e mausit mbi të.

Hapi 4:
Pastaj klikoni SHIFT + DELETE në tastjerën tuaj, ose nëse përdorni laptop, shtypni sëpari butonin Fn pastaj SHIFT + DELETE.

  • era

    pershendetje laptopi im nuk e permban tastin delete si mund ti fshi emaailet ????

    • MatrixFact

      1. Kontrollo gjuhen, nese eshte ne gjuhe gjermane figuron “Lõschen” ose ne ndonje gjuhe tjeter jo-angleze. Zakonisht tastjerat ne gjuhen angleze e kan shkurtesen “DEL” e jo Delete.
      2. Hape “On-Screen Key-Board” tek START poshte majtas, aty e gjen 100% pozicionin e tastes.

  • anxhela

    si mund ta gjej dike ne fb ne per mjet facebook ?????????

    • MatrixFact

      Shkruaja Emrin e Mbiemrin, ose Numrin e Telefonit, ose E-mail Adresen. Nese profoli i tij-saj nuk eshte fshehur per motoret kerkues, e gjeni me siguri.

  • vali

    ku mund ta gjej fn ne laptop spo muj te gjej askund

    • Diamant

      Disa laptop e kane, nese laptopi yt nuk e ka, atehere gjithcka eshte ne rregull, ti mund te perdoresh vetem DELETE + SHIFT per ti fshire.

  • Test Name

    test comment

  • Alban

    Ju Falemnderit

  • cr1

    Veb i mir

    • cr1

      Qysh duhet me majt mausin a duhet me nenvizu a weq duhet me majt mausin ngat ema-il spom ban

  • kaltrina

    mfal amo n telefon qysh muj me fshi?

    • kaltrina

      mfal amo n telefon qysh muj me shpi add ?

    • Duke fshire Cache-in. Ne cfare telefoni?

Qysh me i krahasu dokumentet e bashkangjitura në email?

Qysh me dëgju radio shqip në telefon?