Qysh Me Flirt Me Nje Vajze?

Mësoni të flirtoniNuk duhet të jesh i dashuruar në dikë me të cilin dëshironi të flirtoni. Ushtroni në njerëzit që i takoni çdo ditë, me ata me të cilët nuk dëshiron të keni asgjë. Në këtë mënyrë, kur të vjen dikush që e meriton vëmendjen tuaj, do ta dini si ta “pushtoni”.Mendoni fjalinë për fillimGjejeni arsyen t’i drejtoheni atij personi. Nëse shkoni së bashku në klasë, pyeteni diçka në lidhje me detyrat. Nëse jeni në ndonjë koncert, pyeteni diçka për paraqitjen e bendit që këndon. Jini imagjinativ!Kontakti me sy

Nëse dikë nuk e shikoni në sy do të dukeni të mërzitshëm dhe të painteresuar, dhe kjo nuk është përshtypja që dëshironi ta lini, apo jo? Nuk ndiheni këndshëm duke e shikuar dikë në sy? Këshilla e vogël: shikojeni në pikën ndërmjet syve. “Shenjës” suaj do t’i duket se jeni duke e shikuar në sy.

Mendojeni ndonjë kompliment

Gjej diçka që të pëlqen tek ai person: flokët, atletet, xhaketa… dhe bëjani të qartë se kjo ju pëlqen. Mos e teproni me lavdërime. Fjala e thjeshtë sikur “Atletet i paske super” është shumë më e mirë sesa “O zot, nuk mund ta besoj, sa të bukura i paske atletet, aaaaaa!”. Personi do të ndihet mirë për komplimentin e marrë dhe me siguri do të fillojë bisedën.

Buzëqeshni


Nuk duhet të sillesh si palaço dhe të qeshni vazhdimisht, por nuk do t’ju bëjë dëm nëse buzëqeshni disa herë gjatë bisedës. Nëse edhe ai të buzëSmile ty, dijeni se jeni në rrugë të mirë.

Gjuha e trupit është shumë e rëndësishme

Gjuha e trupit është po aq e rëndësishme sa edhe ajo që e flisni. Përkuleni para tij/saj dhe gjejeni arsyen ta prekni. Ndoshta e ka ndonjë thërrmi në xhaketë? Nuk ka? Kjo nuk ka rëndësi, largojeni thërminë e pa ekzistuar.

Vetëm butë

Do të arrini efekt të mirë nëse tema e bisedës është diçka argëtuese, p.sh. për kafshën e re shtëpiake, dhe jo ndonjë temë pikëlluese, të pakëndshme. Poenta e flirtimit nuk është në atë moment t’ia hapni shpirtin dikujt, por ta hapni rrugën për biseda interesante.

Ah, kjo heshtje e pakëndshme

Kur biseda të ndalet, me siguri që është e përfunduar përgjithmonë. Përveç nëse nuk gjendesh dhe e thyen heshtjen e pakëndshme. Nuk mundesh të kujtosh asgjë? Pyeteni diçka në lidhje me vendin se ku gjendeni, muzikën të cilën e dëgjon, apo çkado.

Justifikim të mirë

Nëse më nuk të flitet, mos jini të paedukatë. Gjejeni ndonjë justifikim të mirë (të presin miqtë, duhet të shkosh në shtëpi…). Nëse dëshironi përsëri ta shihni, gjejeni mënyrën që përsëri të dëgjoheni. Lërjani numrin e telefonit, emrin dhe mbiemrin që mund t’ju gjejë në “Facebook”.

Ushtroni, ushtroni, ushtroni

Askush nuk është i përkryer herën e parë. Nëse ideja e flirtimit ende të frikëson dhe ju shkakton “flutura në bark”, mos u brengosni, kjo vetëm do të thotë që duhet të ushtroni më shumë. Sa më shumë të flirtoni, bëhet më e lehtë.

 

Burimi: klealove.com

  • neron abdii

    PRSH

Qysh Me Dite Pozitten më e mirë për arritje vetëbesimi?

Qysh Me Zgjedh te Duhurin?