Qysh me fitu respekt?

41

Hapi 1
Bëhuni i sinqert, mos gënjeni, çdo gënjeshtër e juaja do ta zvogëlojë respektin ndaj jush.

Hapi 2
Dëgjoni dhe mësoni prej tjerëve, mos mendoni se ju i dini të gjitha, ka shumë gjëra për të cilat nuk keni dëgjuar asnjëherë.

Hapi 3
Komplimentoni punën e të tjerëve, komplimentoni të tjerët që të tregoni respekt edhe ata kanë komplimentuar punën tuaj.

Hapi 4
Rrini në kontakt, mos harroni t’ia uroni ditëlindjen shokut apo kolegut tuaj, kjo tregon respekt.

Hapi 5
Bëni atë që ju thoni se do ta bëni , mos bëni premtime të kota.

Hapi 6
Pranoni ndihmë edhe pse nuk keni nevojë për të, mos u bëni arrogant.

Hapi 7
Bëhuni modest, silluni butësisht dhe jo me mendjemadhësi.

Hapi 8
Folni më pak, lerni edhe të tjerët të shprehin mendimin e tyre.

Hapi 9
Merrni përgjegjësi për veprat e juaja, nëse keni gabuar pranoni gabimin tuaj, mos i fajësoni të tjerët.

Hapi 10
Mbroni veten, nëse nuk keni gabuar dhe jeni të sigurt për punën që keni bërë atëherë mbroni veten tuaj fuqishëm.

Qysh me i mbajte dhëmbë të shëndetshëm me fruta të freskëta?