Qysh Me Fitu Pare ne Internet? (per fillestar)

A keni menduar ndonjehere qysh me fitu pare ne internet? Ne internet ka shume menyra per te fituar para. Nje prej menyrave me te perdorshme eshte PPC(Pay Per Click) ku ju do te merrni para per cdo klikim qe behet ne reklamat qe i publikoni ju ne faqet tuaja.

Nje prej kompanive me te njohura dhe me te perdorshme per PPC eshte Google Adsense. Nese keni vizituar faqe te ndryshme ne internet, ju sigurisht keni pare reklama nga google adsense ne ndonjeren prej faqeve qe keni vizituar. Nese ju keni klikuar ne ndonjeren prej reklamave, pronari i faqes eshte paguar automatikisht.

Nese deshironi te fitoni para nga Google Adsense, ju duhet patjeter te keni nje webfaqe tuajen. Ka shume sherbime ne internet qe ju ofrojne te hapni webfaqe falas ose me pagese. Nje prej sherbimeve qe ju ofron te hapni blog falas eshte sherbimi i google, blogger.

Pasi ta hapni blogun ose webfaqen tuaj, ju duhet te regjistroheni ne google adsense. Sigurohuni qe keni dhene informata te sakta kur jeni regjistruar sepse google i dergon pagesat me çek ne adresen tuaj.
Pasi ta perfundoni regjistrimin ne google adsense, kycuni ne llogari dhe do shifni panelin tuaj.

Per ta vendosur reklamen ne faqen tuaj, ju duhet te klikoni te My Ads > Content > Ad unit > New ad unit. Mbushni informata qe ju kerkon dhe klikoni Save and ge code. Merrni kodin qe ju shfaqet dhe vendoseni ne faqen tuaj.

Nese keni nje blogger dhe deshironi te vendosni reklamat e google adsense ne ate blog, eshte shume me lehte. Thjesht kycuni ne llogarine blogger, dhe klikoni Monetize > Set up AdSense. Jepni informatat qe ju kerkon dhe klikoni Save.

Per cdo klikim qe behet ne reklamat qe keni vendosur nga vizitoret tuaj, ju do te paguheni.

Kujdes: Mos provoni te klikoni vete ne reklama ose ti thuani miqve te klikojne, sepse google i ka menduar keto dhe mund te rrezikoni humbjen e llogarise tuaj.

Qysh me u bë femër e suksesshme?

Qysh me folë pa pare?